Reklame:

Hardhia shqiptare e lashte sa vete bota

Hardhia është kultivuar në Shqipëri shekuj më parë.Zbulimet arkeologjike kanë treguar se Shqipëria ka qënë ndër vatrat kryesore rë kultivimit të hardhisë në botë. Në kohën e pushtimin osman kultivimi I saj u përqëndrua kryesisht në zonat si Krcë, Pogradec,Përmet, Leskovik, Vlorë e Shkodër, në zonat ku banonin popullsi më përkatësi ortodokse.

Feja myslimane e shekullit XVl-të ndalonte prodhimin  e verës. Më pas në vitet 1930 taksat e larta kufizonin mbjelljen e hardhisë, Në këtë vit Shqipëria kishte 4800 ha vreshta. Në vitin 1945 hardhia u dëmtua rëndë nga Filoksera dhe pas kësaj kohe në vend mbetën vetëm 280 ha hardhi  dhe 1.5 milionë pjergulla.

Gjatë viteve 1956-1966 u mbollën 10 mijë ha vreshta. kurse në 1980 sipërfaqja u rrit me 16 mijë ha. Në fund të 1990 Shqipëria kishte rreth 20 mijë ha vreshta.Kurse dëmtimi i tyre pas kësaj kohe rrudhi sipërfaqen në vetëm 4 mijë hektarë. Pas këaj kohe fermeret dhe prodhuesit filluan të kultivojnë privatisht duke bërë mbjellje të reja.

 Përkujdesja dhe interesi për vreshtarinë është rritur shumë vitet e fundit. Por krahas këtij fenomeni pozitiv ka dhe probleme në këtë sektor. Vreshtat e reja ngrihen në mënyrë spontane dhe pak njohuri nga fermerët për vlerat bioekologjike të kultivarëve të importuar.

Por dhe nga mungesa e informacionit për vlerat fitosanitare të materialit mbjellës të importuar. Fjala është për  sëmundje të ndryshme që mund të trashëgojnë fidanat e mbjellë, por sidomos  rreziku real qëndron ajo e morrit të rrezikshëm të rrënjëve të hardhisë që është filoksera