Mbjellja e fidanëve frutorë në këtë stinë të vitit ka nisur për një pjesë të mirë të fermerëve. Çertifikimi i fidanëve dhe siguria e tyre është një nga detyrimet e Inspektoriatit të Sigurisë pranë Ministrisë së Bujqesisë ose AKU sic njihet nga pjesa më e madhe e popullatës. Ulliri, manderina, portokallet, e mjaft drurë të tjerë frutorë vazhdojnë të shiten në kushtet e rrugës duke vështirësuar kontrollin dhe rritur hapësirat për abuzim. Tregu dhe fermerët kanë nevoja pa fund por kjo nuk duhet kthyer në abuzim.