Kopshti eshte pjesa me e bukur e shtepise, edhe pse eshte jashte saj. Pavaresisht nese kopshtin e keni perpara apo prapa pamjes se shtepise, ai eshte tejet i rendesishem per qetesine tuaj shpirterore.
Puna ne kopesht ju çlodh pikologjikisht, dhe ju jep energji dhe pzitivitet per punen tuaj te perditshme. Por nese kopshti juaj nuk po lulezon ashtu si doni ju merrni parasysh keto keshilla.
Mihja e kopshtit eshte tejet e rendesishme, sepse e rigjalleron gjelbrimin.
Merrni ne konsiderate nese duhet te mbillni barin e ri.
Mos i ujitni lulet dhe barin kur temperaturat jane tej mase te nxehta. Preferohet qe ujitja te behet ne mengjes dhe ne mbremje, dhe me sasi te bollshme te ujit.
Sa me shpesh preni barin apo murin e gjelber, aq me shpejt do te rigjallerohet kopeshti. Gjate prerjes se barit preferohet qe mbetjet te lihen ne toke, pasi ato shnderrohen ne pleh. E njejta vlene per ndonje gjethe peme te rene ne toke.
Perdorimi i plehut organik eshte tejet e rendesishme per ushqimin e kopshtit dhe luleve ne veçanti. Keni parasysh qe luleve mund t’ua ktheni edhe mbetjen e cajit apo kafes, dhe ai ka efektin e plehut.
Nderrimi i vendit te vazove te levizshme mund te kryej pune nese e shihni se ato nuk po gjallerohen. Per me pak se nje jave mund ta vereni ndryshimin e luleve.
Mos i mbillni llojet e ndryshme te luleve ne nje vend, por mundohuni ti diferenconi nga pak.
Lulet mund ti mbillni edhe ne dicka kreative, e jo vetem ne vazo… Shembull – ne nje dru te vjeter etj.
Asnjehere mos e leni kopshtin tuaj pa barishte te shendetshme si menteja, rozmarina, majdanozi apo rigoni. Ato nuk zene shume vend, jane te kendshme, dhe i japin arome kopshtit tuaj.
Kopshti punohet me dashuri, dhe dashurine e kthen ne gjelberim!