Një difekt në linjën kryesore të shpërndarjes së ujit ka bërë që të spotohet orari i furnizimit me ujë për klientët që janë në zonën e projektit të ri, unaza. Çarja e tubit të gizës investim i para 50 viteve ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të UKL. Grupi i punës, ndihmuar edhe nga policia bashkiake dhe ajo rrugore kanë vijuar punën me të gjithë arsenalin e saj teknik për saldimin e çarjes dhe eleminimin e rrjedhjes, pasi vendi i difektit ishte pranë rrethrrotullimit të tregut tek stadiumi. Gjithë procesi solli një spostim orari vetëm për zonën e projektit, një spostim me 6 orë dhe pastaj cdo gje vajti në normalitet.