Rukola konsiderohet nje nga ushqimet me me shume vlera ushqyese qe mund te hani. Ajo nuk ka qene shume e njohur per shqiptaret, por kjo gje ka ndryshuar vitet e fundit.
Ajo eshte e pasur me shume kalcium, Vitamine A, Vitamine C, Vitamine K dhe hekur. Permban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidante te tjere.
Rukola permban lende ushqyese, te cilat e ndihmojne trupin per te menaxhuar peshen, uljen e presionit te gjakut, permiresimin e shikomit dhe zvogelimin e rrezikut te semundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Folati qe ndodhet te rukola mund te ndihmoje grate shtatzena per te zvogeluar rrezikun e lindjes se foshnjave me defekte.
Gjithashtu mund te rrise pjellorine mashkullore, te parandaloje osteoporozen, te permiresoje diabetin dhe performancen atletike duke zvogeluar sasine e oksigjenit te nevojshem gjate stervitjes. Rukola mund te forcoje kockat, te permiresoje cilesine e lekures, te forcoje funksionet e trurit dhe te nxise sistemin imunitar.
Duhet patjeter ta shtoni ne dieten tuaj. Duhet te keni kujdes, kur ta pastroni duhet te hiqni çdo gjethe te verdhe. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini ne nje tas me uje per te hequr papastertite.
Pasi ta thani mire mund ta gatuani ne receta te ndryshme. Mund ta perdorni ne makarona ose si sallate.