Ndryshimi i mases se tvsh nga qeveria me vendim parlamenti per fermeret, grumbulluesit dhe perpunuesit ka futur ne kolaps kete kategori dhe kete jave ky kolaps do te marre permasa me extreme. Shoqata e Grumbulluesve dhe Perpunuesve te Shqiperise ne nje takim te mbajtur dje ka mare nje vendim extrem, ne shenje proteste ndaj qendrimit indiferent te qeverise dhe ligjvenesve lidhur me ndryshimin e mases se TVSh-se. Kjo shoqate ne unison ka vendosur:
1 – Mosgrumbullimin e qumeshtit nga fermeret ne te gjithe Shqiperine diten e marte dhe te merkure te kesaj jave.
2 – Mosfurnizimin e tregut me qumesht te fresket dhe produkte qumeshti te merkuren e te enjten e kesaj jave
3- U vendos qe te merkuren, date 20 mars 2018 ne 10:30 deri ne 11:00 fermere, grumbullues e perpunues te qumeshtit e fruta-perimeve do protestojne ne Lushnje kunder uljes se kompesimit te TVSh-se nga 20 % ne 6 %.
THEKSOJME QE KY ESHTE NJE MANIFESTIM QE NUK KA TE BEJE ABSOLUTISHT FARE ME POLITIKEN, POR ESHTE NJE PROTESTE/MANIFESTIM EKONOMIK KUNDER ULJES SE KOMPESIMIT TE FERMERIT PER PRODUKTET BUJQESORE PRIMARE. ESHTE NJE LOBIM I FERMEREVE, GRUMBULLUESVE DHE PERPUNUESVE
Mungesa e produktit baze si qumeshti dhe nenproduktet e tij ne treg, pritet te krijoje nje tronditje te tregut si fillim i nje proteste e cila do te radikalizohet me tej ne permasa dhe qendrime. Nese kjo proteste dhe halli yne nuk do te marre vemendjen e duhur nga qeveria, ne jemi te pergatitur per nje qendrim akoma dhe me te ashper- theksuan perfaqesuesit e shoqates se grumbulluesve dhe perpunuesve te Shqiperise.
Agronews.al