Reklame:

Projektimi i pemetores, teknologjia e mbjelljes, zgjedhja e varieteve te pershtateshme per zonen

Projektimi i pemetores, teknologjia e mbjelljes, zgjedhja e varieteve te pershtateshme per zonen

Per ngritjen e nje pemetore te re duhet te merren per bazeketo parime kryesore:

Kerkesa afatgjate ne treg per frutin, mundesite per transport, magazinim, perpunim

Llojin e tokes, klimes, vaditjen, per nje prodhim cilesor, dhe te pervitshem

Marrjen e rendimenteve te larta me nje kosto sa me te ulet duke krijuar mundesi per mekanizimi maksimal te punimeve ne pemetore.

 

Ne ngritjen pemetores rendesi te veçante merr organizimi i territorit si:

1.Sistemimi siperfaqesor

Varet nga pjerresia e tokes. Ne pjerresite 6-12 % ne distance 10-20 m behen ledhe mbrojtese

Ne pjerresite mbi 12-25 % behen sisteme terracash.

2.Ndarja e siperfaqeve

Ne te cilen kuptojme siperfaqen qe do te mbillet, drejtimin e ngastres, sistemimin e saj.

3.Sistemi rrugor

Eshte shum i rendesishem per faktin se me keto rruge krijohet mundesia e transporteve te plehrave, transportit te prodhimit, levizja e mjeteve te mekanizuara

4.Sistemi i kullimit

Eshte i nje rendesie te vecante. Ne varesi te perberjes se tokes do te percaktohen distancat e hapjes se presave te kullimit, drejtimi i tyre, kanalet e kullimit ose drenazhet .

5.Sistemi i ujitjes .

Ne kushtet konkrete ku sistemi i ujitjes po kalon i gjithi ne ate me pika, eshte e domosdoshme qe ky sistem te vendoset ne ne çdo pemetore te re per vete avantazhet qe ai ka

6.Sistemet e mbjelljes .

Njihen shume sisteme mbjellje, por ato percaktohen qarte ne momentin e planifikimit te mbjelljes pemtores ne varesi te qellimit dhe varietetit te zgjedhur.

7.Largesite e mbjelljes

Eshte nje mase tjeter e rendesishme qe duhet percaktuar sakte e cila varet :

·Nga lloji kultures qe mbjell mbaji bime te ndryshme, kerkojne distanca te ndryeshme.

·Nga sistemi i krasitjes mbasi forma e kurores qe do marre bima kerkon distanca te ndryeshme.

·Nga niveli i mekanizimit mbasi nje mekanizim komplet kerkon distancat e nevojeshme per levizjen e makinerive.

·Kushtet klimatiko tokesore te tokes.

·Pjerresise se tokes.

·Llojit te nenshartese etj.

E rendesise te veçante eshte zgjedhja e struktures se pemetores ne lidhje me objektivinqe ka i vene vetes fermeri

Zgjedhja e varietetit

Duhet te plotesoje keto kritere

·Te hyje shpejt ne prodhim

·Te lulezoje njeheresh

·Te kene pllenim te kryqezuar

·Te kene jetegjatesi te barabarte.

·Te jete i kerkuar nga konsumatori

Sistemet e mbjelljes

Jane gjithmone dhe duhen percaktuar qarte ne funksion te struktures se zgjedhur.

·Distancat e mbjelljes

·Thellesite e gropave

·Realizimi i nje teknologjie sa me bashkekohore te mbjelljes dhevegjetacionit.

Ato mund te jene : 1)- Katrore, 2) – Drejtekendesh, 3 ) – Trekendeshe , 4 ) – me izoipse ne tokat e pjerrta

Proceset kryesore ne pergatitjen e pemetores per mbjellje:

·Punimet pergatitore si nivelime,

·Ndertimi i taracave, megjave, ledheve, sistemet e kullimit etj

·Ndertimi i rrugeve te kalimit brenda parceles dhe jashte saje

·Plugimi i paraprak i thelle i tokes

·Plehrimi baze me plehra organike e kimike

·Piketimi per hapjen e gropave

·Sigurimi i materialeve mbjellese ( sigurimi i bazes materiale si fidanat, plehrat,etj).

Pergaditja e fidanit per mbjellje

Fidanet para mbjelljes futen ne uje per 12-14 ore per te thithur lageshtiren qe kane humbur.

Pastrohen e hiqen fidanat e infektuar, shkurtohen e pastrohen rrenjet dhe deget e thara, hiqen fidanat qe kane demtime te ndryshme mekanike nga transporti.

Rifreskohen rrenjet e shendosha duke i lene ne gjatesine 25 cm

Mbjellja e fidanit

·Eshte momenti me i rendesishem. Mbjellja behet me anen e nje derrase ne mesin e te ciles eshte shenja qe tregon se ku do te vendoset fidani ne grope.

·Pika e shartimit duhet detyrimisht te jete 7-8 cm mbi nivelin e gropes.

·Ngjeshja e mire e dheut ne sasite e para per te lidhur sistemin rrenjor me token eshte i domosdoshem.

·Vendosja e hurit mbajtes menjehere mbas mbjelljes

Evidentimi i sakte i te gjithe veprimtarise dhe berja e analizave financiare te ketyre pemtoreve. 

Eshte shume edomosdoshme qe cdo fermer kur planifikon te ngre nje pemetore se pari behet nje plan biznes per njohur mire buxhetin e nevojeshem e tregun e shitjes.

Evidenton te gjithe shpenzimet dhe punimet qe kryen, planifikon te ardhurat.

Me fillimin e prodhimit dhe te shitjeve evidenton te ardhurat .

Ne kete menyre ben dhe bilancin e efektivitetit ne kete pemetore apo vresht.