Reklame:

Buka e vetme qe rekomandohet te hahet nga mjeket, ja receta

Shumica prej nesh nuk mund te heqin dore aq lehte nga buka.

Nderkohe, kufizimi i konsumimit te saj eshte diçka qe veshtire behet nga personat qe jane mesuar me te.

Megjithate, ka nje lajm te mire per te gjithe, meqenese nje kardiolog ka ndare receten qe do t’iu ndihmoje te pergatitni nje buke te shendetshme.

Buka e rekomanduar nga kirurgu kardiak Steven Gandry nga Nebraska, i botuar ne librin e tij ‘Paradoksi i Bimeve’, mund te hahet pa kufizime, pasi nuk permban drithera. Sipas Dr. Gandry, eshte “pothuajse buke”, dhe nuk permban gluten, grure, ose tharm.

Nje fete e bukes permban vetem 90 kalori, 5 gram fibra dhe 3 gram proteina, ne krahasim me buken qe blihet ne furra me 128 kalori, 3 gram fibra dhe 3 gram proteine.

Perberesit kryesore perfshijne vajin e kokosit, miellin e kokosit, te bardhen e vezes, miellin e patates te embel, miellin e lajthive, si dhe bajamet.

Perberesit:

– 2 gota miell bajame

– 1/3 e gotes + 1 luge gjelle fare liri

½ e luges kripe

1 luge çaji sode buke

1 luge çaji fare liri

½ e filxhanit miell misri

1 luge çaji uthull molle

½ -ta e filxhanit kos grek

6 luge çaji gjalpe

4 veze

Udhezime:

Ne nje tas, perzieni perberesit e thate dhe shtoni farat e lirit. Duke vendosur ne shporetin elektrik ne ngrohje mesatare, shkrini gjalpin, lereni te ftohet per 5 minuta dhe shtoni perberesit e lagesht ne ato te thata. Perzieni me nje dore derisa te merrni nje perzierje ne forme brumi.

Pastaj, transferojeni ate ne nje tave pjekjeje te mbuluar me leter pjekjeje. Vendosini fara liri permbi dhe piqeni ne 175 grade per 25 minuta. Perdorni nje kruese dhembesh per te pare nese eshte gati. Lereni buken te ftohet, si dhe mbulojeni me nje peshqir.