Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një interpelancë me përfaqësues të investitorëve që operojnë në tregun e energjisë të prodhuar nga fotovoltaikët, për shkak të vonesës së nxjerrjes së një udhëzimi, që do lejonte këta të fundit të injektonin energjinë e prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një interpelancë me përfaqësues të investitorëve që operojnë në tregun e energjisë të prodhuar nga fotovoltaikët, për shkak të vonesës së nxjerrjes së një udhëzimi, që do lejonte këta të fundit të injektonin energjinë e prodhuar në rrjetin e shpërndarjes. Operatorët e biznesit kërkuan arsyet e vonesës së nxjerrjes së këtij akti si dhe vendosjen e një afati përfundimtar për miratimin e tij.
Ndërkaq, Balluku sqaroi se nxjerrja e udhëzimit kërkon hartimin e një metodologjie që do të përcaktojë mënyrën e injektimit të energjisë së prodhuar prej tyre në rrjet dhe për këtë arsye njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes dy palëve.
Tejkalimi i afateve të miratimit të akteve nënligjore po mbajnë peng zbatimin e ligjit “Për nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme”. Ndërkohë që, në kushtet aktuale, të gjitha investimet që janë bërë për këto impiante fotovoltaike funksionojnë vetëm për të plotësuar një pjesë të nevojave vetjake për energji dhe teprica e energjisë së prodhuar “humbet” ose në rastin më të keq i faturohet auto konsumatorit si konsum i energjisë elektrike. (scan)