Pavaresisht ushqyerjes se shendetshme, shume gra vuajne nga mungesa e te pakten nje ushqyesi te rendesishem.
Sipas eksperteve, çdo grua ka nevoje per 13 vitamina, acide yndyrore dhe minerale.
Ketu perfshihen vitaminat A, C, D, E, K dhe B.
Ekspertet paralajmerojne se nese nuk do te ekzistonin suplementet, 75 perqind e grave do te vuanin nga mungesa e nje ose me shume ushqyesve.
Cilat jane vitaminat me te mira per grate
Mungesa e vitaminave dobeson aftesine e nje gruaje per t’i mbijetuar lindjes se femijes, per te kapercyer infeksionet, e per t’u rimekembur nga semundjet.
Per shembull, mungesa e vitamines K, D dhe kalçiumit e ben nje grua me te predispozuar te vuaje nga osteoporoza.
Mungesa e vitaminave A dhe C dobeson shikimin tek grate.
Pavaresisht moshes, keto jane vitaminat me te mira qe çdo grua duhet te marre patjeter.
Vitaminat C, A dhe E
Keto vitamina futen ne grupin e antioksidanteve.
Ato luftojne radikalet e lira qe pershpejtojne plakjen dhe nxisin semundje qe prekin zemren, syte, lekuren dhe trurin.
Vitamina D3
Kjo vitamine merret nga ushqime si vezet, produktet e bulmetit dhe disa kerpudha.
Pjesa me e madhe e vitamines D merret fale ekspozimit ne diell.
Vitamina D3 eshte thelbesore per shendetin e kockave, trurit, humorin dhe ekuilibrat hormonale.
Vitamina K
Kjo vitamine eshte e rendesishme per parandalimin e semundjeve te zemres por edhe per shendetin e kockave.
Grate qe marrin antibiotike per nje kohe te gjate kane nivele te uleta te vitamines K.
Ka dy lloje vitaminash K: K1 qe merret nga perimet dhe K2 qe merret nga produktet e bulmetit.
Vitaminat B
Vitaminat B perfshire folatin jane shume te rendesishem per shendetin e nje gruaje.
Ato parandalojne lodhjen dhe permiresojne funksionet e trurit.
Vitaminat B mund t’i gjeni tek vezet, peshku, mishi, qumeshti dhe kosi.
Ushqimet e pasura me folat jane spinaqi, shpargu, agrumet dhe fasulet.
Hekuri
Nevoja per hekur tek nje grua eshte me e madhe ne ditet e ciklit.
Grate qe kane mungesa te hekurit dhe vitamines B12 vuajne nga imuniteti i dobet, lodhja, infeksionet fatale dhe gjakderdhja e tepert.
Jodi
Grate e moshes 20 deri ne 39 vjeç kane nivelet me te uleta te jodit ne krahasim me grupmoshat e tjera.
Jodi eshte i domosdoshem per shendetin e tiroides dhe ate mund ta gjeni kryesisht tek produktet e detit.
Magnezi
Magnezi eshte pergjegjes per 300 funksione biokimike ne organizem.
Mungesa e tij shkakton probleme me tretjen, stres kronik, pagjumesi, ankth, dhimbje koke dhe konstipacion.
Ushqimet e pasura me magnez jane barishtet, fasulet, arrat dhe farat.
Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 jane te rendesishme per trurin, zemren dhe sistemin imunitar.
Perveç suplementeve, keto acide mund t’i merrni nepermjet konsumit te salmonit, skumbrise, sardeleve dhe peshkut ton.
Kalçiumi
Kalçiumi eshte i nevojshem per kockat.
Kur kombinohet me vitaminen D dhe magnezi ofron mbrojtje ndaj semundjeve te zemres, osteoporozes, diabetit dhe kancerit.
Kalçiumi merret nga qumeshti, kosi, brokoli, bamja dhe fasulet.