Reklame:

Monitorim femijeve te rruges qe shfrytezohen ekonomikisht – Skuadra terreni ne çdo bashki

Të gjithë fëmijët e rrugëve dhe jo vetëm që shfrytëzohen ekonomikisht do të monitorohen. Vendimi i cili ka hyrë në fuqi një ditë më parë përcakton rregullat dhe procedurat për identifikimin e tyre në vend.

Ky proces kryhet nga struktura përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki, që është edhe institucioni përgjegjës për organizimin e punës në terren, marrjen e masave dhe referimin e rasteve të fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht.

Kështu, në çdo bashki do të ngrihen skuadra terreni të cilat do të përbëhen nga punonjës social të strukturave të mbrojtjes së fëmijëve, ku numri i anëtarëve në secilën prej tyre nuk duhet të jetë më shumë se tre.

Skuadrat do të vëzhgojnë dhe do të mbledhin informacione mbi këto fëmijë dhe pas identifikimit të rasteve të fëmijëve të shfrytëzuar, i referojnë ato Pranë punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve. E njëjta procedurë vlen edhe për Policinë e Shtetit, e cila duhet t’i marrë në mbrojtje në rast identifikimi dhe të njoftojë më pas po punonjësit për mbrojtjen e tyre. (scan)