E butë, kremoze, e ëmbël, banania është frut i preferuar për këdo, duke filluar nga fëmijët tek të moshuarit. Të apasionuarit pas sportit thonë se ky frut i pasur me kalium, u shton shumë energjitë. Por çfarë duhet të dini për bananen, si dhe ku ndikon ajo në trupin tuaj? Lexoni më poshtë dhe herë tjetër nuk do ta vini
në dyshim që një banane në ditë, është zgjidhja e duhur për ju pavarësisht moshës.
Bananet ndihmojnë në kalimin e depresionit falë niveleve të larta të triptofanit, që konvertohet në serotoninë, duke i bërë më të lumtur neurotransmetuesit e trurit.
Mbron kundër dhimbjeve të muskujve gjatë stërvitjes dhe ngërçet e këmbëve gjatë natës duke ngrënë thjesht një banane.
Lufton humbjen e kalciumit gjatë urinimit dhe ndihmon në kocka më të forta
Përmirëson humorin tuaj dhe ul simptomat e mërzisë, pasi rregullon sheqerin në gjak dhe prodhon çlirim nga stresi.
Bananet ulin enjtjet
Mbrojnë kundër diabetit të tipit 2,
Ndihmojnë në uljen e peshës,
Forcojnë sistemin nervor
Ndihmojnë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut falë niveleve të larta të vitaminës B6.
Ndihmon gjakun tuaj dhe lehtëson aneminë falë sasisë së hekurit që kanë.
E lartë në kalium dhe me pak kripë, bananet janë zyrtarisht të njohura nga Fedarata Amerikane e Ilaçeve sit ë afta për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe për të mbrojtur kundër atakeve kardiake.
Bananet janë të pasura me pektin e si rrjedhojë ndihmojë tretjen dhe largojnë toksinat nga trupi
Kapsllëk? Fibrat e shumta në banane ndihmojnë në normalizimin e zorrëve.
Bananet janë qetësuese të aparatit tretës dhe ndihmojnë për të rikuperuar elektrolitet e humbura pas diarresë.
Bananet janë antacid natyror, duke sjellë lehtësim nga prodhimi i acidit dhe urthi.
Bananet janë i vetmi frut i papërpunuar që mund të konsumohet pa problem dhe të qetësojë ulcerën e stomakut duke e veshur atë kundër acideve gërryese të stomakut.
Ngrënia e bananeve ndihmon në parandalimin e kancerit të veshkave
Ndihmon sytë nga degjenerimi makular
Ndërton kocka të forta duke rritur përthithjen e kalciumit.
Bananet ju bëjnë më të zgjuar dhe ju ndihmojnë me të mësuarit duke ju bërë më të vëmendshëm. Hani një banane para një provimi dhe do të keni nivele më të larta të kaliumit.
Bananet kanë shumë antioksidantë, duke ju siguruar radikale të lira dhe mbrojtje nga sëmundjet kronike.
Ngrëna e një bananeje midis vakteve ju ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ulin të përzierat.
Kontrolloni sheqerin në gjak duke evituar pirjet apo ngrëniet mes vakteve dhe duke ngrënë vetëm një banane.
Ngrënia e një babaneje mund të ulë temperaturën e trupit ose t’ju freskojë kur jeni me temperaturë ose në ditë të nxehta.