Reklame:

Dite pranverore, feste dhe aktivitete ne Divjake!

Diten e sotme ne Parkun e Divjakes, bashkia e ketij qyteti nepermjet Qendres Kulturore te Femijeve organizoi aktivitete artistike me kenge e valle si dhe pjesemarrjen e artisteve te rinj ne kenge, aerobi, kampionat shahu si dhe ne pikture, ku punimet e femijeve u prezantuan ne nje ekspozite.

Dy prej piktoreve pjesemarres ishin nga Grabiani, pjese e komunitetit rom dhe me aftesi dalluese ne pikture.

“Dite Pranverore” e kishte titulluar Qendra Kulturore Divjake kete feste ku nuk mungoi pjesemarrja e familjeve te Divjakes te cilet shoqeronin femijet dhe mes muzikes, kengeve dhe valleve konsumuan nen hijen e pishave ushqimin e mare me vete duke u kenaqur ne shoqerine e familjes ne kete dite te bukur.

Kengetaret e rinj te ftuar Elsa Skendaj dhe Xhustino Hasani me muziken dhe kenget e interpretuara ndezen atmosferen duke perfshire ne valle te rinj te shumte, turiste apo dhe vizitoret ditore te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta.

Natyra familjare e aktivitetit, mbeshtetja dhe vemendja e vazhdueshme e bashkise, e bene edhe me te plote kete moment festiv kur ju bashkua edhe familja Kokoneshi, ku Fredi, Kryetari i bashkise, kete radhe ishte me statusin e qytetarit dhe familjarit, duke shijuar thellesisht emocionet e nje dite te vertete pranverore.
Anila Monçe, Drejtoresha e Qendres Kulturore te Femijeve pershendeti te pranishmit me nje urim mireseardhje si dhe falenderim per pushtetin vendor dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe i ka dhene ketij institucioni per femijet dhe evidentimin e te rinjve te talentuar, pa te cilet nuk do te kishin kuptim gjithe aktivitetet e organizuara por ne menyre te veçante per ruajtjen e tradites dhe vlerave kulturore te zones ne te gjitha aspektet.

Ky aktivitet vjen ne nje periudhe pranverore edhe si nje çelje e sezonit turistik per Parkun Kombetar Divjake-Karavasta e cila nga viti ne vit po e zgjat sezonin turistik duke rritur ndjeshem si numrin e te punesuarve ne kete sektor po ashtu edhe numrin e vizitoreve ne Parkun e Divjakes e kjo natyrshem do te sjelle edhe konsum te produkteve vendase.

Atmosfera e kengeve dhe valleve shoqeroi te gjithe familjet e Divjakes edhe me gjere si dhe te pranishmit qe kishin zgjedhur per te kaluar kete dite te diele nen ajrin e mrekullueshem te Pishes se Divjakes dhe diellit pranveror.