Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë në procedurë konkurrimi 11 objekte ujore/ujëmbledhës për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Data e konkurrimit është përcaktuar 11 prilli i këtij viti.
Në listën e objekteve ujore për konkurrim janë disa ujëmbledhës në Gramsh, Has, Ersekë e Shkodër si dhe Liqeni i Butrintit, grykëderdhja e Bunës dhe Kepi i Stillos.