Reklame:

Lushnje, Zjarr prane varrezave te qytetit

Prej disa orësh, një vatër zjarri po djeg një sipërfaqe të madhe me bimësi të egër në luginën e përroit Kasharaj prane varrezave te qytetit në Lushnje.
Sipas burimeve paraprake nga pergjegjesi i PMZSH Lushnje Fatmir Bozi zjarri mund te jete shkaktuar nga ndonje qiri i ndezur ne varreza dhe me pas ka perfshire pjesen e perroit aty prane.

I favorizuar nga era e forte dhe nga gjendja e papastruar e perroit zjarri vazhdon ne drejtim te fshatit Kasharaj.

Dy zjarrfikëse dhe punonjesit e PMZSH Lushnje ndodhen në vendin e ngjarjes duke punuar me intensitet për shuarjen e flakëve.

Përgjatë kësaj lugine si dhe në fund të saj ndodhen disa pemë frutore dhe shtëpi banimi, të cilat rrezikojnë jo pak nga zjarri masiv që po përparon me shpejtësi drejt tyre.

Edhe pse temperaturat janë relativisht të ulëta, por te favorizuara nga mungesa e shirave vatrat e zjarrit vijojnë të gllabërojnë qindra hektarë tokë në vend, ndërsa raste të tilla janë shënuar edhe në parqet kombëtare të mbrojtura nga shteti.