Reklame:

9 menyra te mira per te ulur fryrjen e stomakut

Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonta të stomakut në mbarë botën.

Këtu do te gjeni disa këshilla të dobishme për ruajtjen e shëndetit, prandaj nëse edhe ju e keni këtë shqetësim ia vlen t’i merrni në konsideratë.

Zvogëloni sasinë e ushqimit që merrni 
Ju mund ta parandaloni fryrjen duke ngënë ngadalë dhe në pjesë më të vogla. Nëse jeni të kujdesshëm me atë çka hani atëherë truri do të ketë kohë për të përpunuar atë që po vendosni në gojën tuaj. Është shumë e rëndësishme të respektoni trupin tuaj!

Shmangni ushqimet që shkaktojnë gazra 
Jo, nëna jote nuk gënjeu kur tha që gjërat e gjelbra janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Kale, brokoli dhe lakra janë me të vërtetë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra që ju duhet t’i hani, në mënyrë që të keni një sistem të fortë të tretjes. Megjithatë, këto ushqime janë të pasura me rafin, i cili është një sheqer që mund të tretet vetëm nga bakteret në stomakun tuaj dhe fermentimi i tij është pikërisht ajo që ju shkakton fryrjen.

Kujdes me kripën 
Kripa pengon heqjen e ujit të tepërt nga trupi juaj. Kjo bën të ndiheni sikur keni një tullumbac në stomakun tuaj. Është e vështirë ta eliminosh tërësisht kripën nga dieta, për shkak të pranisë së saj në shumicën e ushqimeve. Megjithatë një përpjekje mund ta bëni dhe sigurisht mos harroni të pini shumë, po shumë ujë ama!

Trajtojeni veten me fruta
Frutat pas një vakti të rëndë ju ndihmojnë për të forcuar traktin tuaj të tretjes dhe do t’ju ndihmojnë kapsllëkun dhe frymëmarrjen. Bananet janë plot me kalium dhe rregullojnë në mënyrë të përkryer nivelet e kripës.

Çaj menteje dhe kamomili
Të dyja janë të njohura për të “çlodhur” stomakun dhe për të lehtësuar dhimbjet e të qenit i fryrë.

Merrni prebiotikë
Prebiotikët ndihmojnë në rregullimin e gazrave dhe fryrjes nëqoftëse ju vuani prej tyre.

Bëni një masazh të belit
Kjo do ju ndihmojë me lëvizjen e ushqimit në stomakun tuaj, me lehtësimin e ngushtësisë, presionit të tepërt dhe fryrjes.

Bëni joga
Vetëm pesëmbëdhjetë minuta joga mund të jenë po aq të dobishme sa ilaçet dhe shumë herë më të shëndetshme.

Hidratoni trupin tuaj
Nëse qendroni të hidratuar me gati rreth 8 gota ujë në ditë, trupi juaj do të ketë gjithë fuqinë për ta luftuar vetë fryrjen.

Shpresojmë që këto mënyra të thjeshta, por efektive t’ju ndihmojnë me problemet tuaja të fryrjes së barkut, duke mbajtur kështu trupin tuaj të shëndetshëm.