Reklame:

Me pak mish dhe me shume arra per shendetin dhe planetin

Si te ushqehen shendetshem 10 miliarde banore deri ne 2050 pa cenuar planetin?

”Duke pergjysmuar konsumin boteror te mishit te kuq dhe sheqerit dhe duke dyfishuar ate te frutave, perimeve dhe arrave”, keshillojne specialistet ne kete fushe, te cilet duan nje transformin rrenjesor te menyres sone te te ushqyerit.

Per te mbrojtur shendetin dhe mjedisin duhet sipas tyre te konsumohet çdo dite mesatarisht 300 grame perime, 200 grame fruta, 200 grame drithera te plota (oriz, grure, miser) 0,25 litra qumesht i plote (ose nenprodukt i tij), por vetem 14 grame mish i kuq ose 10 here me pak se nje biftek i permases klasike.

”Ne mungese te mishit te kuq, proteinat mund t’i marrim nga konsumi i shpendeve (29 grame) peshk (28 grame), veze (13 grame)  arra ose fruta te thata te gjitha llojeve (50 grame)”, rekomandojne ekspertet ne nje raport te realizuar ne bashkepunim nga revista mjekesore ‘’The Lancet’’ dhe OJQ-ja ‘’Fondation EAT’’.

Sipas tyre, nje diete e tille do te mundesonte parandalimin e rreth 11 milione vdekjeve te parakohshme ne vit ne bote ose nje te pesten e numrit te pergjithshem te vdekjeve, ndersa popullsia boterore do te rritet deri ne 10 miliarde banore deri ne 2050.

Dieta do te kishte shume ndikim edhe ne planet, pasi prodhimi boteror i ushqimeve kercenon qendrueshmerine e sistemit tone klimatik dhe ekosistemeve.

‘’Dietat aktuale te ushqimit po e orientojne Token pertej kufijve te saj dhe jane burim i semundjeve. Ata jane njekohesisht kercenim si nje individet dhe planetin’’, shkruajne autoret.