Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti i fshatit Goriçaj i njesise Administrative Gradishte ne bashkine Divjake po i nenshtrohet nje rikonstruksioni te plote. Godina e vjeter vitet e fundit ishte kthyer nje rrezik i vertete per nxenesit qe mesonin ne kete shkolle. Por fale nje financimi te Bashkise divjake dhe perkushtimit te kryetarit Fredi Kokoneshi Punonjesit e Sektorit te Komunales po e kthejne ne nje godine funksionale per mesim.
Pergjegjesi i Sektorit te Komunales Divjake Shkelqim Kodra shprehet se aktualisht po punohet me ritme te shpejta madje edhe me orare te zgjatura per te perfunduar punimet ne fund te muajit prill.
I gjithe objekti do te mbulohet me çati. Tualetet dhe klasat do te jene ne kushte optimale per zhvillimin e aktivitetit mesimor ne kete shkolle. Gjithashtu edhe ambjentet e gjelberuara te shkolles do ti neshtrohen nje rehabilitimi per te mirepritur vogelushet.