Morgan Freeman, aktori, regjisori dhe filantropisti i ka shtuar një titull të ri emrit te tij: bletar. Familja e 81-vjeçarit vendosi të konvertojë fermën e saj 124-hektar në Misisipit në një vend të shenjtë bletësh.
Pasioni i Freeman në bletari filloi në 2014, ku ai diskutoi hobin e tij te ri ne nje interviste televizive.
Freeman kishte filluar bletarinë vetëm disa javë para se të shfaqej në televizion dhe të fliste për përvojën e tij duke rritur bletët dhe nevojën për të ruajtur dhe shpëtuar bletët e egra dhe për mjedise të shëndetshme ne te gjithe globin.
Si pjesë e intervistës së tij, Freeman foli për motivimin se pse filloi bletarinë. “Ka një përpjekje të përbashkët për të sjellë bletët përsëri në planet … Ne nuk e kuptojmë se ato janë themeli, për rritjen dhe zhvillimin e planetit, dhe te vegjetacionit te tij”
Freeman importoi 26 koshere me blete nga Arkansas në fermën e tij në Misisipi. Atje, Freeman punon për të ushqyer bletët dhe ka ndihmuar në mbjelljen e pemëve magnolia te cilat jane miqësore me bletë, livando, tërfili etj.
Freeman shtoi se ai kurrë nuk vesh një kostum bletësh apo një kapele per bletet dhe ato nuk e kanë asnjehere deri tani. Ai i ushqen ato i vetëm dhe nuk ka ndërmend të vjele mjaltin ose të prishe kosheret e bleteve.