Reklame:

Sera me sistemin hidroponik ne Fushe – Kruje

Ina Nanaj dhe Plarent Paco nuk janë dy fermerë të zakonshëm në Shqipëri. Jo thjesht për faktin se udhëtojnë çdo ditë nga kryeqyteti drejt fshatit Gramëz të Fushë-Krujës për t’u marrë me bujqësi, por sepse janë të parët në vendin tonë që kanë ndërtuar një fermë me teknologjinë hidroponike.

Kjo teknologji është një mënyrë alternative dhe shumë ekologjike për të prodhuar fruta e perime me cilësi të mirë dhe intensitet të lartë. Për të parë nga afër këtë fermë ndryshe ishte në fshatin Gramëz ministri dhe zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi e Dhimo Kote.