Reklame:

Fermeret te vendosur, vazhdojne protestat kunder TVSH-se dhe çmimit te naftes

Fermerët nga e gjithe shqiperia do të protestojne me 3 prill ne Lushnje kundër ndryshimit të skemës së TVSh-së.

Mos terheqja e qeverise nga ndryshimi i ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin, prodhuesin e produkteve primare bujqësore, nga 20 në 6 %, çmimi i larte i naftes e shume probleme te tjera te cilat po e fundosin bujqesine jane arsyet e kesaj proteste.

Ne emisionin Agronews te transmetuar Live ne Radio Lushnja nen moderimin e gazetarit Shkelqim Bylykbashi  ishte i ftuar fermeri Franc Kaloshi i cili tregoi sakrificat dhe kostot e larta qe ai ka çdo dite ne punen e tij.

Ai i beri thirrje te gjithe fermereve te bashkohen ne kete proteste paqesore dhe jo politike per te reaguar ndaj heshtjes se qeverise.
“Eshte e pamundur te vazhdohet keshtu, punojme gjithe diten ne çdo dite te vitin dhe ne fund nuk ja vlen. Çmimet e shitjes jane shume te ulta, nderkohe qe kosto eshte teper e larte. Çmimi i naftes eshte shume i larte, çmimet e plehrave jane shume te larta, nga ana tjeter qeveria ul edhe kompensimin e TVSH-se per ne, gje e cila na gropos fare”.
“I bej thirrje çdo fermeri ne shqiperi te vij ne Lushnje e te protestoj per kete gjendje te pa merituar te bujqesise shqiptare si pasoje e qeverive qe kane udhehequr kete vend te begate”. – shprehet Kaloshi.

Gjithashtu edhe fermere te tjere te cilet u bene pjesemarres me telefonata ne emisionin Agronews i kushtuar vetem bujqesise ,u shprehen te revoltuar ndaj kushteve mjerane te bujqesise.

 

Fermerë, grumbullues dhe përpunues nga e gjithe Shqiperia do te protestojne perseri neser ne lushnje ne rreth-rrotullimin e Savres per ti bere thirrje qeverise te reagoje per situaten e krijuar.