Reklame:

Gradishte, Investime ne ujesjelles dhe ne rrjetin elektrik te zones

Shtrirja e rrjetit të ujsjellësit në Bashkinë Divjakë ka përfshirë për herë të parë edhe fshatin Senëz në Njësinë Administrative Gradishtë.

Punonjesit e Drejtorise se Ujesjellesit Divjake po vazhdojne punen për të çuar ujin e pijshëm në çdo shtëpi dhe angazhimi i bashkisë për të përfshirë çdo familje në territorin e saj vijon me ritme të kënaqshme.

Një problem tjetër që ka munduar prej kohësh këtë zonë ka qenë edhe furnizimi me energji elektrike. Tashmë edhe ky problem po zgjidhet, po vendosen shtylla te reja, kabinë elektrike e re, linjë e re me kabull abc.

Në këtë mënyre po zgjidhet jo vetëm furnizimi me energji i familjeve por edhe i serave apo fermave te vogla të cilat janë burim i rëndësishëm të ardhurash për fermerët e kësaj zone.

Gjithashtu Administrata e Drejtorisë së Ujsjellsit në Bashkinë Divjakë paralelisht me investimet e reja po kryen edhe lidhjet e kontratave te reja. Edhe ne kete rast konsumatorit i ofrohet nje mundesi per ti lehtesuar barren e pageses se kontrates duke i ofruar mundesine e kryerjes se kesaj pagese me keste.

Inisjativa e Drejtorisë së Ujsjellsit për të bërë pagesën e lidhjes së kontratës duke e mundësuar atë me këste mujore prej 500 lekësh mesa duket ka rezultuar efikase dhe lehtësuese pasi rreth 90 % e tyre janë bërë pikërisht me këste.