Reklame:

Soja nje nga ushqimet me te shendetshem ne bote

Soja është një bimë e gjelbër bishtajore, si dhe batha, bizelja, fasulja, kikiriku, etj. Ajo ka veçori të përbashkëta me këto bimë. Soja është quajtur me të drejtë “lopë e blertë”. Sepse një sërë produktesh që jep ajo janë të ngjashme me ato të lopës.

Në farat e bashtajës së sojës ndodhet nje sasi e madhe albumine, rreth 34-36%, dhe mjaft vaj, rreth 36-17%. Nga djegia e të cilëve në organizëm çlirohet një sasi e madhe kalorish të nevojshme per veprimtarine jetësore.

Soja kultivohet me shumicë në shumë vende të Azisë dhe të Lindjes së Largme kryesisht për farat e saj mjaft te ushqyeshme.

Soja është bimë barishtore, me gjethe treshe (si tërfili dhe jonxha). Me lule në formë vileje, të përbërë nga një deri tri lule dhe me frutë bishtajë, që përmban 3-7 fara. Kjo bimë është kultivuar shumë shekuj para erës sone. Kultivimi i parë eksperimental i sojës në Evropë u bë vetëm në vitin 1840. Sot ajo mbillet edhe në vendin tonë.

Me farat e sojës përgatitet qumësht, djathë, gjizë, qumësht i thatë, krem, vaj i kakaos dhe i çokollatove, miell, biskota, galeta dhe bukë për diabetikët (sepse soja ka pak amidon). Kafeja e sojës është shumë e ushqyeshme dhe e shijshme. Vaji i sojës hyn në përgatitjen e margarinës. Nga soja përgatitet zampk për smaltin, glicerinë, linoleum, ngjyra, plastmasa, etj.

Qumeshti i sojës mund të përgatitet lehtë. Merren farat e njoma ose mielli i sojës dhe përzihen me ujë në raportin 1:7 (1 gotë miell 7 gota ujë). Kjo përzierje vihet të valojë, i shtohet pastaj pak kripë dhe sheqer dhe filtrohet. Kështu del qumështi i sojës, i cili nga shija dhe përmbajtja e lëndëve ushqimore ndryshon fare pak nga qumështi i lopës. Me këtë qumësht pastaj mund të pergatitim djathë, gjizë, etj.