Reklame:

Lejleket flene ne fluturim gjate udhetimit te shtegetimit

Ornitologët, shkencëtarët që merren me studimin e shpendve, japin hollësira interesante se si lejlekët, këta zogj shtegëtarë, i kursejnë energjitë dhe forcat e veta gjatë kohës së shtegëtimeve që bëjnë duke fluturuar mbi kontinente dhe oqeane.

Para se të nisen për shtegëtim, lejlekët nuk arrijë në të çlodhen dhe të flenë sa duhet, madje bien shumë edhe në peshë. Ndalesat gjatë rrugës janë shumë të shkurtëra, sa nuk mund të plotësojnë edhe nevojën për çlodhje. Prandaj, lejlekët flenë pa e ndërprerë fluturimin.

Po si është vërtetuar qe Lejlekët flenë ne fluturim?

Disa kohë më parë, shkencëtarët mundën t’u lidhnin në gjoks disa lejlekëve aparate të vogla të ndjeshme. Të cilat vërtetuan se lejlekët dremitin në fluturim e sipër. Kohë më parë, u vërtetua me saktësi se numri i rrahjeve të zemrës. Vetë karakteri i qarkullimit të gjakut te shpendët shtegëtarë, është shumë i ndryshëm nga ai i shpendëve të tjerë. Ato shpjegohen ngaqë lejlekët flenë në fluturim.

Po si është e mundur që Lejlekët ne fluturim të mos e humbasin drejtimin kur jane në gjumë?

Tre lejlekë fluturuan gjatë gjithë rrugës duke patur në trup aparate telemetrik dhe regjistrues shumë të vegjël. Sejcilit shpend ju vendosen edhe unaza per ti identifikuar. Nga eksperimenti, u provua se, kur shpendi shtegëtar mbyll sytë, shqisa e tij e ndëgjimit mprehet instinktivisht, bëhet më e fortë.

Nga radhët e përparme dhe të pasme u dërgohen lejlekëve të përgjumur sinjale të shkurtëra tingujsh. Kërcëllitje që i ngjasim alfabetit mors. Sinjalet e tingujve përcaktojnë jo vetëm drejtimin dhe lartësinë e fluturimit, po edhe dendësinë e rrahjeve të krahëve të shpendve.

Dhjetë minuta gjumë janë të mjaftueshme për përtëritjen e forcave. Pas kësaj, shpendët që janë shlodhur shkojnë e zënë vend në krye ose në bisht të vargut. Kurse shpendët e lodhur shkojnë e strehohen në «shtëpinë fluturonjëse të pushimit».

Se sa i thellë dhe i qetë është gjumi që bëjnë shpendët në mesin e vargut, kjo varet nga moti që bën dhe nga fakti se si kanë jetuar dhe janë ushqyer ata gjatë muajve të fundit para shtegëtimit. Gjatë katër ditëve të para të fluturimit, në ndalesat e shkurtëra që bëjnë, lejlekët shtegëtarë han pak dhe pa ëndje. Më vonë, oreksi u përmirësohet. Periudha më e vështirë është nga dita e njëzetë, deri në ditën e njëzeteshtatë, kur lodhja e lejlekëve arrin kulmin. Po pastaj vjen e ashtuquajtura «frymëmarrje e dytë». Në saje të së cilës lejlekët e marrin veten dhe e përfundojnë me sukses fluturimin e gjatë.