Reklame:

Itali, gjendet balena e ngordhur me 22 kg plastike ne stomak

Ministri I mjedisit I Italisë njoftoi se u gjet një balenë e pa jetë në brigjet e detit me rreth 22 kg plastikë në barkun e saj. Gjitari u gjet pa jetë  pranë vendpushimit turistik të Porto Cervos, në majën veriore të ishullit të Sardenjës, sipas Sergio Kosta.

Luca Bittau, presidente i organizates  jo-fitimprurëse Sea-Me, tha se balena ishte shtatzënë.

Stomaku i balenes kishte një përzierje qesesh plastike, rrjeta peshkimi, pllaka, tuba dhe një qese të lëngshme të lavatriçës. Ministri italian i mjedisit, Sergio Costa që ndau lajmin në Fb e cilësoi këtë një tragjedi mjedisore dhe tha se kjo do jetë prioritet për punën e tij.

Javën e kaluar deputetët e parlamentit italian votuan në favor të ndalimit të 10 plastikave me përdorim të vetëm.Sipas UNESCO-s, mbeturinat plastike shkaktojnë vdekjen e më shumë se një milion zogjve detarë çdo vit, si dhe më shumë se 100.000 gjitarë detarë.

Në mars, një autopsi e një balenë në  Cuvier, e cila u lgjet në një plazh në Filipine, gjeti 16 thasë orizi, 4 çanta banane dhe çanta të shumta brenda gjitarëve.

Biologët detarë që kryen autopsinë thanë se ishte “plastika e parë ndonjëherë në një balenë ”