Reklame:

Magjite e lengut te sheges

Lëngu i shegës përmban më shumë se 100 lëndë ushqyese. Fruta e shegës është përdorur për mijëra vjet si ilaç.

Sot, lëngu i shegës është duke u studiuar për shumë përfitime shëndetësore. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, rritjen e imunitetit etj.

Në ditët e sotme, lëngu i këtij fruti është pjesë e dietave të shëndetshme.

Përfitimet e shegës

Këtu janë disa nga përfitimet potenciale të shegës.

Antioksidantë

Farërat e shegës marrin ngjyrën e tyre të kuqe të gjallë nga polifenolet. Këto kimikate janë antioksidantë të fuqishëm .

Lëngu i shegës përmban nivele të larta të antioksidantëve më shum sesa lëngjët e frutave të tjera. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se çaji jeshil. Antioksidantët në lëngun e shegës mund të ndihmojnë në heqjen e radikalëve të lirë, në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet dhe reduktimin e inflamacionit.

Vitamina C

Vetëm një gotë e vetme me lëng shege mund të plotësojë 40 për qind të kërkesës suaj të përditshme për vitaminën C, prandaj zgjidhni lëngun shtëpiak ose të freskët të shegës për të përfituar shumicën e lëndës ushqyese.

Parandalimi i kancerit

Studiuesit zbuluan se lëngu i shegës mund të ndihmojë në ndalimin e rritjes së qelizave të kancerit të prostatës. Pavarësisht nga studimet e shumta mbi efektet e lëngut në kancerin e prostatës, rezultatet janë akoma paraprake.

Ndërsa nuk ka pasur studime afatgjata me njerëzit që provojnë se lëngu i shegës parandalon kancerin ose zvogëlon rrezikun ndaj kësaj sëmundje. Ka pasur rezultate inkurajuese nga studimet e deritanishme dhe tani janë duke u bërë studime më të mëdha.

Mbron nga sëmundja e Alzheimerit

Antioksidantët në lëngun e shegës dhe përqendrimi i tyre i lartë mund të pengon sëmundjen e Alzheimeri d.m.th është mbrojtës i kujtesës.

Përmirëson tretjen

Lëngu i shegës mund të zvogëlojë inflamacion në zorrë dhe të përmirëson tretjen. Kjo mund të jetë e dobishme për njerëzit me sëmundjen e Crohn (është një sëmundje inflamatare që prek rrugët gastrointestinal-e (aparati tretës). Njihet si sëmundje kronike dhe nuk ka ende një kurë për të) kolitiulçeroz (është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulçera, në mukozën e rektumit dhe zorrës) dhe sëmundje të tjera të zorrëve.

Ndërsa ekzistojnë besime dhe kërkime kundërthënëse nëse lëngu i shegës ndihmon ose përkeqëson diarrenë, shumica e mjekëve rekomandojnë ta shmangin derisa të ndiheni më mirë dhe simptomat tuaja të ulen.

Antistres

Lëngu i shegës është një antistres fuqishëm për shkak të koncentrimit të lartë të antioksidantëve. Kjo mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në të gjithë trupin dhe parandalon stresin oksidativ.

Artrit (sëmundje kronike që prek artikulacione (kyçe) të shumta të trupit të njeriut)

Flavonolet (janë substanca të studiuara për kontributin e tyre në aromën dhe ngjyrën e ushqimeve të ndryshme) në lëngun e shegës mund të ndihmojnë në bllokimin e inflamacionit që kontribuon në osteoartriti dhe dëmtimin e kërcit. Lëngjet janë duke u studiuar për efektet e saj të mundshme në osteoporozën, artrit rheumatoid dhe llojeve të tjera të artritit.

Sëmundjet e zemrës

Lëngu shegës është i shëndetshme për zemrën dhe e mbron atë. Studimet kanë treguar se lëngjet përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe i mban arteriet të bëhen të ngurtë dhe të trashë. Gjithashtu mund të ngadalëson rritjen e pllakës dhe ngritjen e kolesterolit në arteriet. Por shega mund të reagojë negativisht në tensionin e gjakut dhe kolesterolit.

Sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni lëngun e shegës ose të hulumtoni rreth këtij lëngu.

Tensioni i gjakut

Pirja e lëngut të shegës çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut të lartë. Por më shumë studime duhet të bëhen për të përcaktuar nëse lëngu i shegës mund të zvogëlon tensionin e gjakut në afat më të gjatë.

Kundër gripave

Midis vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë imunitarë, si vitamina E, lëngu i shegës mund të parandalojë sëmundjet dhe të luftojë infeksionet. Shega gjithashtu është treguar të jetë antibakteriale dhe kundër gripave në testet laboratorike.

I pasur me vitamina

Përveç vitaminës C dhe vitaminës E, lëngu i shegës është një burim i mirë i folatit, kaliumit dhe vitaminës K.

Nëse vendosni të shtoni shegë në dietën tuaj të përditshme ose thjesht pini lëng shege herë pas here, kontrolloni etiketën për të siguruar se është lëng 100 për qind i pastër shegë, pa sheqer të shtuar ose lëng të freskët.

Ruan kujtesën

Sipas një studimi pirja e 240 mililitrave të lëngut të shegës çdo ditë mund të përmirësojë të nxënit dhe kujtesën.

Performanca seksuale dhe fertiliteti

Përqendrimi i antioksidantëve në lëngun e shegës dhe aftësia për të ndikuar në reduktimin e stresit e bëjnë atë një ndihmë potenciale të fertilitetit. Studimet kanë treguar se stresi shkakton mosfunksionim të spermës dhe zvogëlon pjellorinë te gratë. Pirja e lëngut të shegës mund të rrisë gjithashtu nivelet e testosteronit te meshkujt dhe femrat

Qëndrueshmëria dhe performanca sportive

Lëngu i shegës mund të jetë nxitës i ri i performancës sportive. Lëngu mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhembjes, gjithashtu zvogëlon dëmet e shkaktuara nga stërvitja.

Diabeti

Shega është përdorur tradicionalisht si një ilaç për diabetin në Lindjen e Mesme dhe Indi. Ndërsa shumë është ende e panjohur për efektet e shegës në diabet, kjo mund të ndihmojë në uljen e rezistencës ndaj insulinës dhe sheqerit në gjak.