Reklame:

Vidhen pllakat e trotuarit ne Karbunare

Gjate mbremjes se djeshme jane vjedhur ose mare per nevoja personale pllaka qe do te sherbejne per shtrimin e trotuarit ne lagjen Karbunare.
Lajmi behet i ditur nga nje banor i kesaj lagje duke denoncuar kete ngjarje jo te hijshme per Karbunaren ne emisionin e mengjesit ne Radio Lushja.

Perfaqesues te firmes te kontaktuar nga Agronews e kane konfirmuar kete ngjarje ku ne mbremjen e se dieles eshte vjedhur nje sasi jo e vogel pllakash te cilat do te perdoreshin per shtrimin e trotuarit. Por pavaresisht kesaj ata shprehen se nuk do ti denoncojne keta persona te cilet nuk perfaqesojne kulturen dhe traditen e zones, por kerkojne bashkepunimin e banoreve ne zgjidhjen e çdo problemi apo situate per te perfunduar kete projekt ne kohen e percaktuar.

Pavaresisht problemeve qe ka patur ky projekt firma zbatuese ka treguar gadishmeri dhe mirekuptim te madh me banoret deri ne zgjidhje te çdo problemi apo situate sipas deshires se banoreve, sidomos atyre qe kane banesat ne rruge apo shume prane saj.

Projekti eshte drejt fundit, pas shtrimit te pllakave mbetet asfaltimi dhe ndricimi i ketij segmenti.