Reklame:

Babunje, Mjetet e renda dhe shiu shkaterrojne rrugen

Shirat kane krijuar probleme per rruget mbi kanale per banoret e nje zone ne Babunje te Njesise Administrative Gradishte.

Gjate aktivitetit per veshjen e kanaleve vadites me beton, mjetet e renda kane prishur konstruktin e rruges ne njerin krah te kanalit.

Kot nuk thone qe çdo e mire e ka nje te keqe. Shiu aq i domozdoshem per bujqesine dhe fermeret, ka krijuar balte dhe veshtiresi qarkullimi per nje pjese te banoreve qe jane te detyruar te perdorin kete pjese edhe si rruge per njerezit dhe mjetet!

Ne keto rrethana rruga eshte bere edhe nga mjetet e renda qe jane duke punuar ne kete segment dhe bejne pastrim e sistemim kanalesh perpara se ti betonojne ato.

Firma e ka me te lehte te bej nje mbushje me lende inerte pasi Babunja ka zhavor me shumice dhe kjo ul koston e transportit duke reabilituar rrugen qe demtoi gjate punimeve e njeherazi duke ju ardhur ne ndihme banoreve te zones.