Reklame:

“Vegetal Export”, garancia e fermerit per kultivimin dhe tregtimin e trangullit Kornishon

Nje alternative e re jo shume e njohur per bujqesine ne shqiperi ka nisur ne Lushnje ajo e kultivimit te trangullit kornishon ose trangullit te vogel per konservim.
Emisioni Agronews ne Radio Lushnja u kushtua plotesisht kesaj risie. Ne studio ishte i ftuar Eno Jegeni administratori dhe aksioneri kryesor i firmes “Vegetal Export”.

Kjo firme tashme ka lidhur dhjetra kotrata me fermere ne rrethet Lushnje, Divjake, Fier dhe Berat per kultivimin e trangullit te vogel.

Nje ndihme shume e madhe per fermerin e ofruar nga Vegetal Export e cila ofron fidanin me çmim konkurues, konsulence me agronom falas, si dhe shitjen e produktit me te njejtin çmim nga fillimi deri ne fund te ciklit te prodhimit.

Aktualisht kjo firme per sezonin e pare tashme ka nenshkruar kontrata me fermere per 38 hektare toke. Nderkohe vazhdon puna per mbjelljet e reja.
Firma synon nënshkrimin e kontratave me fermerët për mbjelljen në të rreth 140 ha sera dhe grumbullimin e rreth 6 000-8 000 ton trangull, në 3 cikle përgjatë vitit.

Grumbullon të gjithë prodhimin, asnjë kg nuk i humbet fermerit, pasi frutat klasifikohen dhe vlerësohen ne disa cilesi.