Reklame:

Gjithçka qe duhet te dini per kultivimin e trangullit te vogel “Kornishon”

Kultivimi intensiv i kornishonit në ambient të hapur – shpalir

Kastraveci ka kërkesa të larta ndaj të ngrohtit. Edhe ngricat më të ulëta mund të dëmtojnë bimët e reja dhe për këtë planifikimi I kultivimit të trangullit duhet të bëhet në periudhat kohore pa ngrica. Gjithashtu për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit në fruta trangulli ka kërkesa mjaft të mëdha edhe për ujë. Kërkesat më të mëdha për ujë të trangullit janë në fazën e frudhënjes. Mungesa e ujit në tokë do të ndikoj në rënien e luleve femra dhe në këtë mënyrë do të ulet prodhimtaria. Për trangullin uji është faktorë themelorë.

Varësisht nga kushtet atmosferike në fazën e frytdhënjes së plotë sasia e ujit të nevojshëm brenda një jave duhet të jetë 25 – 50 L / m2 ose (12000L – 25000L / 10 ari në sistemin një rendësh i mbuluar me plasmas). Mënyra më e mirë e ujitjes është ajo me sistemin me pika.

Trangulli është i ndjeshëm ndaj erërave të forta, për këtë arsye rekomandohet përzgjedhja e vendeve të mbrojtura nga erërat e forta. Ndërsa kur nuk mund të gjenden vende të mbrojtura rekomandohet mbjellja e rendeve me misër drejtimet kah frynë era.

Ora 7 – Kultivimi i trangullit -kornishonit – Klan Kosova

Ora 7 – Kultivimi i trangullit -kornishonit – Klan Kosova Në këtë material trajtohet kultivimi i kornishonit, mënyrat e kultivimit, vlerat ushqyese e gjithashtu vlera ekonomike. Storie nga gazetari Kron Sadiku

Gepostet von Ora Shtate nê Klan Kosova am Freitag, 29. Juni 2018

Kërkesat e trangullit ndaj tokës

Trangulli mund të kultivohet në lloje të ndryshme të tokave por më të përshtatshme janë tokat ranore aluviale të cilat mundësojnë një zhvillim më të shpejtë të trangullit në veçanti në pranverë pasi që janë më të kulluara dhe ngrohen më shpejt.

Qarkullimi bimorë

Me qëllim të shmangies së infeksioneve nga sëmundjet e ndryshme rekomandohet të ketë qarkullim bimorë dhe në vendet ku është kultivuar trangulli dhe perimet që i takojnë kësaj familje (Cucurbitace) pjepri, bostani, kungulli, të mos kultivohen para se me kaluar katër vite. Gjithashtu duhet ti shmangemi edhe vendeve ku si para kulturë ka qenë domatja ose patatja. Ndërsa si para kultura të përshtatshme janë drithërat dhe speci..

Punimi i tokës

Zakonisht në kushtet kur toka duhet përgatitur mirë rekomandohet që gjatë gushtit ose shtatorit të bëhet hedhja e plehut organik i cili përmes lëvrimit duhet të futet në tokë deri në 30 cm. Ky pleh do të zbërthehet gjatë periudhës së dimrit dhe pranverës së hershme. Para përgatitjes përfundimtare tokën duhet pasuruar edhe me pleh mineralë i cili duhet hedhë në tërë sipërfaqen e tokës ku është planifikuar mbjellja e trangullit.

Plehërimi i trangullit

Tokat mesatarisht pjellore duhet plehëruar me 70 kg/10 ari NPK 7:14:21 ose 50 kg / 10 ari NPK 7:20:30.

Ushqimi plotësues mund të bëhet edhe me plehra azotike si NAG në fazën e tri gjetheve me 25 kg/10 ari.

Në prodhimtarin e avancuar tani përdoren edhe plehra kristalore të cilat lehtë treten në ujë me përmbajtje të ndryshme të elementeve ushqyese. E në varësi nga faza e zhvillimit të bimës caktohen edhe kombinimi i plehrave. P.sh ne fazat e hershme kur bima është duke e zhvilluar sistemin rrënjor i duhet më tepër Fosfori (P2O5) pastaj në fazën e rritjes intensive i duhet më tepër Azoti (N) kurse në fazën e frytdhënjes më tepër kaliumi (K2O). Zakonisht doza e këtyre plehrave është 1 kg/ 1000 L ujë ndërsa për një plehërim të sipërfaqes prej 10 ari duhet të jepen 4kg me 4000 L ujë. Ky plehërim mund të përsëritet  çdo 7-10 ditë varësisht prej kërkesave dhe fazës së zhvillimit të bimëve.

Mënyrat e kultivimit të trangullit

Trangulli mund të kultivohet:

  • Tokë të pa mbuluar
  • Në tokë të mbuluar me foli të zezë plastike dhe
  • Në sistemin shpalir ose gardh

Kultivimi i trangullit në sistemin shpalir

Është një sistem më i avancuar i kultivimit të trangullit në fushë të hapur në raport me dy sistemet e para. Ky sistem aplikohet me shtylla dhe me rrjetë mbështetëse për tranguj.

Disa nga fazat e punës:

  1. Së pari formohen lehtë (lentat) me gjerësi 60 – 70 cm (një rendësh).
  2. Pastaj vendoset sistemi i ujitjes pika – pikë ku në mesin e secilës lehë shtrihet gypi për ujitje me pikatore çdo 20 cm.
  3. Vendosja e folisë së zezë plastike e cila pasi të përforcohet (mbulohemi i skajeve me dhe) mbi të hapen vrimat për mbjelljen e farave ose fidanëve çdo 20-25 cm.
  4. Distanca prej rendit në rend duhet të jetë 1.35 – 1.5 m.
  5. Pastaj vendosen shtyllat të cilat zakonisht janë të drurit por mund të jenë edhe nga ndonjë material tjetër, distanca në mes të cilave duhet të jetë 3.5 – 4 m.
  6. Lartësia e shtyllave mbi tokë duhet të jetë 1.8 – 2 m.
  7. Në pjesën e sipërme të shtyllave vendoset një tel për gjatë tërë gjatësisë së rendit i cili duhet të tërhiqet mirë dhe duhet të përforcohet për secilën shtyllë me gozhda në formë të shkronjës “U” ose diçka tjetër.
  8. Gjithashtu në lartësi 15 – 20 cm nga toka vendoset teli i poshtëm i cili gjithashtu duhet të tërhiqet dhe përforcohet mirë.
  9. Pastaj vendoset rrjeta e lartë 1.8 – 2 m përgjatë tërë rendit e cila duhet të lidhet për telit sipërm dhe të poshtëm çdo 50 cm.
  10. Dy ditë para mbjelljes bëhet ujitja me sistem të ujitjes pika
  11. Pas dy ditëve bëhet mbjellja e farave në secilën vrimë nga një farë në thellësi 3 cm
  12. Pas mbjelljes bëhet trajtimi me Agrinate kundër dëmtuesve të tokës
  13. Pas mbirjes dhe formimit të gjetheve bima duhet të orientohet për tu lidhur me rrjetën.
  14. Deri në lartësi 40-50 cm duhet eliminuar të gjitha degët që dalin në mes gjetheve dhe kërcellit

(sqetullorët) si dhe lulet

  1. 2-3 degëzimet e para mbi lartësinë 50 cm të cilat duhet të jenë të shtrira horizontalisht duhet të kenë gjatësi 25 – 30 cm
  2. Pastaj 4-5 degëzimet e radhës lejohen te jen të gjata 30-100 cm, pastaj 6 – 7 degëzimet tjera duhet të shtrihen në lartësi 100 – 120 cm ndërsa degëzimet e fundit mund të shtrihen në gjatësi mbi 120 cm

 Mbrojtja kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve

Një prej sëmundjeve më të shprehura te trangulli është “vrugu”. Paraqitet në kushtet e motit me lagështi. Në këto kushte kjo sëmundje mund ti shkatërroj komplet bimët për një kohë shumë të shkurtër. Paraqitet në gjethe në formë të njollave të gjelbra ndriçuese të cilat me kalimin e kohës e përfshijnë tërë gjethin e më vonë edhe tërë bimën.

Përveç vrugut te trangulli paraqitet edhe hiri i cili është i njohur me njolla të ndritshme në tërë gjethin i cili me kohë i përfshinë tërë gjethen.

Nëse nuk ndërmerren masa mbrojtës preventive  duke i trajtuar me preparate adekuate që nga fazat e hershme të zhvillimit të bimëve (shih tabelën e trajtimeve).

Mbrojtja e trangullit kornishon

Faza e zhvillimit të bimës Preparati Koncentrimi Karenca / ditë
Para mbjelljes Agrinate 6-10gr /20L ujë 20 ditë
Gjethi i par i vërtetë Vacomil – 35% WP 15 gr / 20 L ujë 3 ditë
Tri gjethet e para Vacomil – 35% WP

Vydan

15 gr / 20 L ujë

8–10 ml/ 20L ujë

3 ditë

7 ditë

Para lulëzimit Valiete 80 WP

Vydan

40-60gr/ 20Lujë

8–10 ml/ 20L ujë

3 ditë

7 ditë

Në fazan e prodhimit – frytdhënjes, pas vjeljes së frutave Vacomil – 35% WP 15 gr / 20 L ujë 3 ditë
Varësisht             nga

paraqitja e morrave

Comando 20 SL 10– 4 ml/ 20 L ujë 7 ditë

Vjelja e trangullit kornishon

Vjeljet e shpeshta japin rezultate më të mira. Frutat janë të gatshëm për vjelje kur e arrijnë gjatësinë mbi 3 cm.

Sipas cilësisë frutat mund ti ndajmë në tri klasë:

Klasa e I          – frutat që kanë madhësi 3 – 6 cm

Kasa e II          – frutat që kanë madhësi 6 – 9 cm

Klasa e III        – frutat që kanë madhësi 9 – 12 cm

Frutat duhet të jenë të shëndoshë, formë të duhur, të jenë të fortë, të lëngshëm dhe të pa dëmtuar.

Bereg  F1

  • është një hibrid i kornishonit partenokarp.
  • I përshtatshëm për kultivim intensiv në formë shpaliri
  • Është një hibrid tipik i hershëm
  • Shpejtësia e zhvillimit është mesatare dhe nuk ka nevojë vjelje të shpeshta
  • Frutat janë të gjelbra dhe raporti në mes të gjatësisë dhe gjerësisë së frutave është 3-3,1:1 n Rezistent: L, K.

ZKI 807

  • Një hibrid partenokarp i hershëm Intensiteti i rritjes mesatar.
  • Habitusi i bimëve i hapur me një kërkesë të lartë për krasitje.
  • Frutat janë të gjelbra dhe raporti në mes të gjatësisë dhe gjerësisë së frutave është 3,0 – 3,1:1,0 Nuk ka prirje për deformim të frutave.
  • Tolerant ndaj vrugut dhe virusit mozaik të trangullit!
  • Është një trangull i hershëm me një vegjetacion të gjatë

ZKI 104

  • Një hibrid partenokarp shumë i hershëm.
  • Intensiteti i rritjes mesatar.
  • Habitusi i bimëve i hapur nuk kanë kërkesë të lartë për krasitje..
  • Frutat janë të gjelbra dhe raporti në mes të gjatësisë dhe gjerësisë së frutave është 3,1 – 3,2:1,0
  • Frutat kanë formë të duhur dhe nuk kanë prirje për tu deformuar