Reklame:

Fakte te ndryshme per qumeshtin

Qumeshti eshte nje nga perberesit me te rendesishem te ushqyerjes sone. Ai eshte i pandashem te femijet e lindur prej pak kohesh, njekohesisht i dobishem edhe per te rriturit, perderisa behet fjale per nje leng me shume se energjik, i mire dhe qe permban kripera minerale te rendesishme si kalciumi.

Por, a jeni te sigurt se dini vertet gjithçka per qumeshtin? Me poshte do te lexoni disa kuriozitete qe ka shume mundesi qe te mos i dini per qumeshtin.

– Pasi te keni ngrene ushqim pikant keshillohet te pini qumesht, sepse ai permban nje proteine qe i ftoh qelizat e shijes ne gjuhe.

– Duhen 5 litra qumesht per te bere nje gjysme kilogram djathe, 10 litra qumesht per te bere nje kilogram gjalpe dhe 6 litra qumesht per te bere nje kilogram akullore.

– Qumeshti i devese permban nje proteine qe quhet insuline, e cila ndihmon per semundjen e diabetit.

Nje kelysh qeni nuk do te mund te mbijetonte me qumeshtin e nje lope

Ky lloj qumeshti eshte i varfer nga permbajtja e substancave ushqyese, nese do ta krahasonim me ate te qenit dhe te maces, i cili permban dyfishin e proteinave dhe yndyrave. Ndaj, cila eshte zgjidhja? Thyeni dy kokrra veze per çdo liter qumesht, nese do t’ju duhet te ushqeni kafshe te tilla.

Edhe zogjte prodhojne qumesht

Kafshet e klasifikuara si gjitare ndahen keshtu prej faktit se te vegjlit e tyre i ushqejne me qumesht, qe prodhohet nga gjinjte, gje qe kafshet e tjera nuk e bejne. Por disa zogj, si per shembull pellumbat, per te ushqyer te vegjlit e tyre dhe kane krijuar nje menyre paksa te veçante, nje sekrecion te ashtuquajtur “qumesht fyti” (edhe pse nuk eshte qumesht), shume ushqyes, te cilin, siç kuptohet, e sekretojne nga fyti i tyre per me te vegjlit e folese, te cilet nuk arrijne te ushqehen me asgje tjeter.

Qumeshti permban rreth 4% yndyre

Nese nuk e pini qumeshtin e lopes, sepse mendoni se eshte me shume yndyre, me siguri nuk e dini se sa yndyre ka ne te vertete ai. Mjafton te lexoni etiketat e te dhenave per te zbuluar se qumeshti permban 3,8% yndyre, ndaj pirja e nje litri qumesht eshte e barabarte me kater grame vaj. Pra, nje luge çaji.

Ekziston nje qumesht i cilesise se larte

Shija e qumeshtit ndryshon ne varesi te stines, ushqimit qe ka ngrene lopa dhe ne baze te yndyres. Ne veçanti, per sa i perket kesaj te fundit, ne treg ekziston qumeshti me nje cilesi te larte, me me shume yndyre e proteina dhe qe eshte me i shijshem sesa qumeshti normal. Ai perdoret ne baret qe bejne kapuçino shume te mire. Kushton me shume sesa te tjeret, por sa ta provoni, do ta kuptoni menjehere diferencen.

Lopa nuk ben qumesht pergjate gjithe vitit

Jane te shumte ata qe mendojne se lopa ben qumesht gjate gjithe vitit, pa nderprerje, por nuk eshte keshtu. Mjafton te mendohet se per çfare sherben ai se pari: per te ushqyer viçin. Per kete, perpara se te prodhoje qumesht, nje lope fillimisht duhet te jete e mbarsur per nente muaj. Ajo mund te jape qumesht per nente muaj dhe te filloje serish ciklin.