Reklame:

Mollet e fermereve mbushin lumin e Devollit

Fermerët e fshatit Mançurisht në bashkinë e Devollit hedhin 300 kuintalë mollë në ujërat e kanalit të fshatit. Pesimistë dhe të lodhur nga tregu ata ankohen për tonelata mollë të mbetura stok duke pranuar se mollët e tyre do të hidhen të gjitha.

Interesi për kultivimin e kësaj kulture po bie dukshëm çka e pranojnë edhe vetë fermerët të cilët kanë zgjedhur në shenjë proteste të hedhin kuitalë mollë në ujërat që derdhen në lumin Devoll.
Fermerët kanë zgjedhur tjetër mënyrë për të protestuar, tashmë mollët e mbetura stok nuk mund të shiten dhe as të konsumohen.

Duke njohur vetëm humbje për sezonin e ardhshëm fermerët paralajmërojnë se nëse do jetë një situate e njëjtë, do ndalojnë së kultivuari mollët si të vetmin dështim që kane pasur vitet e fundit. Rezultati i një jete të tërë pune dhe lodhje shihet me keqardhje në këto ujëra të cilat si për ironi kanë pushtuar më shumë se 1 kilometër kanalin e ujërave të Devollit.(balkanweb)