Reklame:

Llojet e Bizeleve dhe menyra e kultivimit

Origjina e bizeles perllogaritet te jete ne disa vtra. Por ajo e zones se Mesdheut eshte me e rendesishme per nga pikpamja ekonomike.

Sot ne bote mbillen rreth 800 mije ha dhe sigurohet nje rendiment mesatar rreth 64 kv/ha bizele kokerr.

Kultivohet kryesisht ne te gjithe zonen e Ulet dhe Bregdetare, por edhe ne zonat veri-lindire dhe jug-lindore te vendit si Korce, Pogradec, Diber, etj. Perllogaritet te mbillet rreth 470 ha dhe me nje rendiment mesatar rreth 56 kv/ha.

Ka gjetur nje perhapje te gjere ne krahasim me shume lloje perimesh te tjera.

Kjo i detikohet jo vetem shijes dhe permbajtjes se elementeve ushqimore (kryesisht te proteinave) qe kjo lloj perimeje ka, por edhe te perdorimit te tij te shumellojshem si ushqim.

Kultivimi i kesaj bime behet si kulture e pare, ruajtja e kokrrave te bizeles ne ngrirje apo e bishtajave ne mjedise me temperatura te kontrolluara, etj, e ben kete bime mjaft te rendesishme ne stukturen gjithvjetore ushqimore.

KERKESAT PER KLIMEN, TOKEN DHE PARABIMEN

Bizelja eshte bime e klimes se bute. Disa nga kerkesat termike me kryesore te kesaj bime jane:

  1. i) Temperatura minimale e mbirjes eshte 4,4 0 Ne kete temperature mbirja behet e ngadalte;
  2. ii) Temperatura optimale e mbirjes eshte 20 0C;
  3. iii) Temperatura minimale per rritjen dhe fillimin e lulezimit eshte 100C. Ndersa temperatura optimale per rritjen dhe zhvillimin eshte 5-200C;

Temperaturat me te larta zakonisht favorizojne rritjen, lulezimin dhe hershmerine e prodhimit, por cilesia  dhe shija e prodhimit ulet.

Kerkesat me kritike per uje jane ne fazen e lulezimit dhe te formimit te bishtajave, por nga ana tjeter teprimi me uje dhe sidomos shirat e teperta ne kete periudhe, bejne qe lulet te mos lidhin bishtaja ne saje te mungeses se pllenimit dhe cilesia e tyre te jete mjaft e ulet.

Bizelja shkon mjaft mire ne te gjithe tipet e ndryshme te tokave. Por me teper ajo pelqen tokat me pjellori mesatare deri ne te pasur me lende ushqimore. Kerkon toka te fresketa, te kulluara, me perberje mekanike deltinore, te ajrosura mire, me ph asnjanes ose lehtesisht acid (optimale 6,5). Ne toka ranore bizelja proshon me hershmeri, por cilesia e prodhimit nuk eshte si ato te prodhuara ne tokat deltinore. Nuk pelqen toka me permbajtje te larta te kalciumit sepse ne shume raste preket nga kloroza. Nuk pelqen toka me permbajtje qofte edhe te ulet te kriprave (jo me shume se 0,4 mS). Tokat e lageta dhe te ftohta nuk jane te pershtatshme per kete bime.

Eshte bime kerkuese ndaj makro-elementeve dhe mikroelementeve. Por per elementin azot ka kerkesa me te vogla. Ne lidhje me kete, nese tokat jane mesatarisht te pasura, nuk duhen perdorur sasira te pleherave azotike, ne te kundert sasia e tyre duhet te jete ne rreth 3 kg l.ak/dn. Ndersa pleherat fosforike duhet te perdoren ne rreth 5-6 kg P205. Pleherat azotike hidhen ne prashitjen e pare.

Si parabime me te mira per kete bime jane te gjithe kulturat bujqesore. Ajo shkon me sukses pas çdo bime bujqesore. Ndersa pas vetes (perfshire edhe te gjithe llojet e biemeve te familjes bishtajore), bizelja nuk duihet te mbillet ne jo me pak se 4-5 vjet, sepse ato preken po nga te njejtat semundje dhe demtues.

PERGADITJA E TOKES PER MBJELLJE, PLEHERIMI BAZE  DHE STRUKTURA VARIETORE

Toka e bizeles pergaditet duke e punuar ate ne thellesine 25-30 cm. Numri i punimeve behet aq here sa eshte e nevojshme. Ato duhet te perfundojne te pakten 7-10 dite para mbjelljes. Pas punimit dhe frezimit te siperfaqes se tokes, eshte e domosdoshme te pergaditet i gjithe sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditese. Para punimeve te tokes duhet te shperndahen te gjithe llojet e pleherave organike dhe ato kimike kryesish fosforike, etj.

Ne bote , madje edhe ne vendin tone, ne qarkullim ekzistojne shume kultivare dhe lloje bizelesh, por ato qe shkojne shume me mire per kushtet klimateriko-tokesore te vendit tone rekomandohen:

  1. Per prodhime te hershme, te cilat vilen 90-100 dite pas mbjelljes ne fushe, jane: Atiroy, Frostiroi, Giroy, Telefon, Protor, etj.
  2. Per prodhime te mesme, te cilat vilen 100-110 dite pas mbjelljes ne fushe, jane: Progres-9, Granada, Senator, Eminent, 8-pop, Darfon, etj.
  3. Per prodhime te vonshme, te cilat vilen ne mbi 110 dite pas mbjelljes ne fushe, jane: Spiket, Hydra, Alderma, Vedro, Kokermmadhja, Perparimi, etj.

Kultivimi ne fushe, konsiston ne mbjelljen e fares gjate muajit Tetor deri ne muajin Shkurt per zonen e ngrohte dhe ne Shkurt Mars per zonen e ftohte. Mbjellja behet kryesisht ne rreshta ose edhe me fole, me dore ose me makina mbjellese. Thellesia e fares behet ne jo me shume se 3-5cm. Distancat ne mes rreshtave duhet te jene rreth 45-60 cm, per llojet e shkurtera dhe 80-120 cm per llojet kacavjerrese. Norma e fares eshte 15-20 kg/dn. Kultivimi mund te jete me kultivarete shkurter qe nuk kane nevoje mbeshtetje dhe kultivare kacavjerres qe kane nevoje per mbeshtetje. Sasia e prodhimit zakonisht eshte 410 kv/dn ne varesi te kultivarit dhe kultivimit.

SHERBIMET.

NE fillim te mbirjes merren masa ne shkrifterimin e siperfaqes me qellim lehtesimin e daljes se bimeve. Rreth 7-10 dite pas mbirjes behet prashitja e pare duke e pleheruar me pleherat azotike. Prashitjet e tjera behen sipas nevojes deri ne momentin e mbulmit te siperfaqes nga vegjetimi i bimeve.  Vlelja behet ne pjekjen teknike, ne disa duar duke perzgjedhur bishtajat me te mira. Prodhimi vendoset neper arka dhe ne mungese te mjediseve te ruajtjes duhet te tregtohet menjehere. Ne kushtet e fushes vjelja fillon ne ditet e fundit te muajit Maj dhe vazhdon ne ditet e para te Qershorit ne zonat e ngrohta, ndersa ne kushtet e zonave te ftohta fillon nje muaj me vone.