Format e mbjelljes se bimeve ne nje pemetore jane:
i) Forma katrore
ii) Forma e katerkendeshit kendrejte
iii) Forma trekendeshe.
Forma e mbjelljes se pemetoreve varen nga relievi i tokes, nga niveli i mekanizimit, kultivari, etj.
a-Forma katrore. Ne kete forme largesia e bimeve është e barabarte ndermjet tyre, si ndermjet rreshtave ashtu edhe ndermjet bimeve ne rresht.
Kjo forme mbjelljeje, mund te realizohet per format e kurorave kupore dhe ato piramidale. Gjithashtu kjo forme është e pershtatshme te realizohet kryesisht ne tokat me reliev fushore. Ne kete forme mbjelljeje mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore dhe piramidale. Por vecanerisht e pershtatshme është kjo forme, per rastet e kultivimit me kurora palmete. Kjo forme mbjelljeje siguron nje pune te mekanizuar ne te dy drejtimet.
b-Forma e katerkendeshit kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet ne tokat me reliev fushore. Ne kete rast largesia/hapesira ndermjet rreshtave është me e madhe se ajo e bimeve ne nje rresht. Ne kete rast rreshtat duhet te drejtohen ne drejtimin Veri-Jug, me qellim qe bimet te ndriçohen sa me mire nga dielli. Ne rastet kur pjerresia natyrale është nga 10-120, atehere drejtimi i rreshtave duhet te jetë perpendikular me pjerresine me te madhe (ose e thene ndryshe paralel me izoipset). Edhe ne kete forme mbjelljeje, mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore, piramidale dhe palmete.
c-Forma e nje trekendeshi trebrinjenjeshem. Aplikohet kryesisht ne tokat e pjerreta me pjerresi natyrale nga 12 – 240, ku mundesia e mekanizimit me mjetet e zakonshme per punimin e tokes është me e kufizuar. Bimet mbillen ne te 3 kendet e nje trekendeshi trebrinjeshem. Numri i bimeve ne kete rast është 12-15% me i larte se sa forma katrore apo ajo e katerkendeshit kendrejt te mbjelljeve. Forma e kultivimit te kurores keshillohet et jetë piramidale ose kupore.
d-Forma e mbjelljes me vetullore. Kjo forme aplikohet ne toka shume te pjerreta me pjerresi mbi 250 dhe drejtimi i vendosjes se rreshtave duhet et behet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me pjerresine me te madhe. Ne kete rast per çdo bime edhe e domosdoshme te behet nga nje vetullore me nje siperfaqe rreth 8-12 m2 per secilen.
DENDESIA E MBJELLJES SE PEMEVE
Numri i bimeve per njesi te siperfaqes, percaktohet ne varesi te relievit te tokes, kultivarit, nensharteses, shkalles se mekanizimit, formes se mbajtjes se kurores, etj.
Duhet theksuar se tendenca e sotme e kultivuesve te pemetoreve ne disa vende te tjera, por edhe ne vendin tone është:
i) Ne zgjedhjen e kultivareve qe zhvillojne kurore te ulet dhe te mbledhur, kryesisht te shartuara me nenshartesa vegjetative; ii) Te pershtatshme per te pranuar aplikimin e krasitjeve per te formuar kurora te uleta dhe te detyruara;
iii) Ne zvogelimin e distancave te mbjelljes se bimeve ne rresht dhe ne mes rreshtave, rrjedhimisht ne rritjen e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, etj.
Rritja e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, sipas eksperiencave te vendeve te tjera ka vertetuar se siguron permiresimin e cilesise se prodhimit dhe rritjen e rendimentit. Ndërsa ulja e kurores jo vetem qe rrit cilesine e prodhimeve, por rrit edhe mundesine e vjeljes me dore (kur destinohen per konsum te fresket) dhe ate te mekanizuar (kur destinohen per perpunim industrial).
Fidanat e shartuara me nenshartesa vegjetative, kane disa avantazhe por edhe disa disavantazhe, ku disa nga keto jane:
- a) avantazhet:
- Rrisin numrin e bimeve per njesi te siperfaqes, nepermjet zvogelimit te distancave te mbjelljes;
- Uljen e madhesise se kurorave ne 25-30% nga ajo e zakonshme dhe disiplinimin e saj nepermjet formave te detyruara te krasitjes (kryesisht palmete, cordon, etj).
- Ulet sasia e prodhimit per bime, por si rezultat i shtimit te numrit te bimeve ne 25-35% me shume rritet prodhimi per njesi te siperfaqes dhe shumefishohet cilesia e frutave;
- futen ne prodhim te plote ne nje periudhe shume te shkurter (2-3 vjet per mollen, kumbullen, pjeshken, kajsine, etj, 4-5 vjet per dardhen, etj, nga 6-10 vjet qe duhen ne rastet e shartimeve me nenshartesat e egra;
- Zevendesohet plotesisht procedura e vjeljes me dore, etj.
- b) disavantazhet:
- Kerkojne sisteme mbështëtese;
- Ulet periudha e shfrytezimit nga 30-50 vjet qe mund te shfrytezohen pemet e shartuara me nenshartesa te egra, ne 20-30 vjet te ato te shartuara me nenshartesa vegjetative, etj.
Distancat e mbjelljeve duhet te percaktohen ne varesi te llojit, kultivarit, relievit, nensharteses, kushteve te ujitjes, etj, disa nga rekomandimet jane paraqitur ne tabele.
Tabele 1. Distancat e rekomanduara te mbjelljeve sipas relievit dhe specieve frutore (m)
Lloji pemes dhe nenshartesat | Ne toka te pjerreta | Ne toka te sheshta | ||||
Ne mes
rreshtave |
Brenda rreshtit | Nr. i bimeve per 1000 m2 | Ne mes
rreshtave |
Brenda rreshtit | Nr. i
bimeve per 1000 m2 |
|
Molle mbi molle te eger | 6-7 | 6-7 | 22 | 7,5 | 7,5 | 18 |
Molle mbi nensh. Vegjetative | 4 | 2 | 125 | 3,5 | 1,5 | 190 |
Dardhe mbi dardhe te eger | 6-7 | 6 | 22 | 7,5 | 7,5 | 18 |
Dardhe mbi nensh. Vegjetative | 4 | 2 | 100 | 3,5 | 1,5 | 190 |
Dardhe mbi ftua | 4 | 2-3 | 100 | 3 | 2 | 167 |
Kumbull | 6-7 | 6 | 22 | 7,5 | 6,5 | 21 |
Pjeshke | 5 | 4 | 50 | 4 | 4 | 63 |
Kajsi | 8 | 6 | 21 | 7,5 | 5 | 27 |
Qershi | 6-7 | 6 | 26 | 5,5 | 5 | 36 |
Vishnje | 5-6 | 5 | 31 | 5 | 4 | 50 |
Bajame | 5-6 | 5 | 36 | 7 | 6,5 | 22 |
Arra | 12 | 10 | 8 | 12 | 12 | 7 |
Muçmolla dimerore | 5 | 4 | 50 | 5,5 | 4,5 | 40 |
Hurma | 6 | 5 | 33 | 6 | 6 | 28 |
Fiku | 6-7 | 6 | 26 | 6 | 6 | 28 |
Shega | 4-5 | 3 | 74 | 4,5 | 4,5 | 49 |
Ftoi | 6 | 5 | 33 | 4,5 | 3 | 74 |
Muçmolla verore | 6 | 5 | 33 | 6 | 5,5 | 30 |
Geshtenja | 9 | 8 | 14 | 11 | 9 | 10 |
Lajthia | 5 | 3-4 | 57 | 4,5 | 3,5 | 63 |
Kivia | 4 | 2,5 | 100 | 4 | 2,5 | 100 |
Luleshtrydhja | 1 | 0,3 | 3333 | 1 | 0,3 | 3333 |
Distancat dhe rekomandime teknike per mënyrën e kultivimit te disa specieve dhe kultivaret te furnizuara nga projektit FAO.
Molla, varieteti Red Chief i shartuar ne nënshartesat vegjetative M9 ose M26.
Molla, varieteti Golden Delocious clone B, i shartuar ne nënshartesat vegjetative M9 ose M26.
Distancat e mbjelljes. Kur kultivohet ne formen Kordon, distanca rekomandohet 3,5 x 1,5 m. Kur kultivohet ne formen Palmete, distanca rekomandohet 3,5 x 2m. Rekomandohet vetem per formën Palmete dhe distanca e mbjelljes rekomandohet te behet ne 4 x 3 m ose 4 x 2,5 m.
Dardha, varieteti Abate Fedel e shartuar ne nënshartesën vegjetative OHF (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Coscia ).
Dardha, varieteti Gentile Bianco e shartuar ne nënshartesën vegjetative OHF (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Coscia ).
Dardha, vete varieteti Coscia e shartuar ne OHF (shërben si polenizues i Abate fedel dhe Gentile Bianco dhe duhet alternuar ne rraportin 1 : 8).
Distancat e mbjelljes.
Per formën Palmete dhe ne fushe distanca e mbjelljes rekomandohet te jetë 4 x 1.5 dhe 4 x 2 m. Ne toka kodrinore dhe te thata shkon mirë ne formë kupore dhe distanca e mbjelljes duhet 5 x 4,5. Ne kushtet e ujiteshme distancat mund te zvoglohen ne 5×4 m.
Forma e kultivimit duhet te jetë ne formë kupore dhe distanca e mbjelljes rekomandohet 5 x 4,5 m. Ne kushtet e ujitshme distancat mund te zvogelohen ne 4×3 m.
Nëse kultivohet e veçante duhet te kultivohet si palmete dhe me distanca 3,5 x 3,5 m.
Kumbulla, varieteti Sorriso di Primavera me nenshartesa Penta ose Mirabolano-29 C (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Shiro ).
Distancat e mbjelljes. Per formën Palmete dhe ne fush e distanca e mbjelljes rekomandohet 4,5 x 3 m. Per formën Palmete dhe ne koder distanca e mbjelljes rekomandohet 5,5 x 3 m.
Kajsia, varieteti Ninfa e shartuar te nënshartesa Franco ose Tetra.
Distancat e mbjelljes. Forma Palmete. Ne kushtet e fushes dhe te ujitshme, rekomandohet 4,5 x 3,5 m. Ne koder dhe te pa ujitshme, rekomandohet te jetë 5 x 3.5 m.
Forma Kupore. Ne kushtet e fushes dhe te ujitshme, rekomandohet 4.5 x 3.5 m. Ne koder dhe te pa ujitshme, rekomandohet te jetë 5.5 x 4.5 m.
Pjeshka, varieteti Nettarina Caldes i 2000 dhe te shartuara ne GF-677.
Distancat e mbjelljes.Forma Palmete, rekomandohet ne kushtet e fushes dhe te ujitshme.
Distanca e mbjelljes keshillohet 4.5 x 3.5 m. Forma Kupore rekomandohet ne tokat kodrinore dhe distanca e mbjelljes keshillohet ne 5.5 x 3.5 m.