Reklame:

Rendesia e kultivimit te Arres

Arra si kulturë pemëtarie është me një rëndësi të shumëfishtë sidomos në vlerën e saj ushqyese, merr pjesë mjaftë në industrinë ushqimore, industrinë për përpunimin e drurit, si dhe industrinë kimike kryesisht të ngjyrave. Si kulturë arrën e gjejmë në shumë shkrime të vjetra por të kultivuar në ekonomit familjare si pemishte rrallë herë e gjejmë, por edhe nëse gjendet nuk përshkruhet si pemishte e veçantë. Duke e parë rendësine e saj ekonomike në ushqim, industri të drurit dhe asaj kimike ajo ka filluar të kultivohet në mënyrë të organizuar dhe tani kemi hektare te tere te mbjell me kulturën e arrës si pemishte.

Nëse llogaritet që jetëgjatësia prodhuese e arrës së shumuar në mënyrë vegjetative do të jetë 50 vite dhe një prodhimtari vjetore prej 4.5 t/ha del se është një llogari mjaft e mirë për kultivuesit (pemëtarët). Një interes tjetër që vlen të përmendet është se nuk kërkon një përkujdesje dhe kosto të madhe gjatë vegjetacionit por edhe gjatë gjithë ciklit jetësor.

Kriteret e ngritjes së pemishtes së arrës

Ngritja e pemishteve në përgjithësi, e sidomos te ato durfrutore përfshin një varg masash përgatitore. Andaj, çdo herë para ngritjes së pemishtes duhet të konsultohemi me ekspert të lëmive adekuate e posaçërisht pemëtar, agronom, agrometeorolog etj. në mënyrë që këshillat dhe përvojat e tyre të merren për bazë. Në disa raste duhet të konsultohemi edhe me të moshuarit të cilët e dinë se a është kultivuar në këto zona arra dhe a ka pasur sukses. Si kritere duhet pasur parasysh edhe: klimën, token dhe lartësinë mbi detare.

  1. Lokacioni

Në mënyrë që të bindemi se ai regjion është i përshtatshëm për kultivimin e arrës duhet siguruar se në atë regjion arra është kultivuar edhe më parë. Jetëgjatësia e saj ndër vite, prodhimi dhe rreziku nga temperaturat e ulëta dhe sidomos ato të vonshme pranverore. Pasi të bindemi se kultura e arrës ka patur sukses në këto zona dhe është prezente fillojmë me hapat tjerë.

  1. Parcela dhe përgatitja e saj

Zakonisht parcelat ku bëhet ngritja e pemishtes së arrës por edhe pemëve të tjera bëhet në parcelat ku më parë kanë qenë të kultivuara kulturat lavërtare, mirëpo ndodh që pemishtja të ngritët edhe në ato vende ku tokat kanë qenë pemishte, shkurre apo lëndina. Në këto raste si punë fillestare duhet të bëhen pastrime.

  1. Pastrimi i terrenit

Nënkupton largimin e të gjitha masave drunore, cungjeve si dhe sistemit rrënjor nëse parcela ka qenë e mbjellë më herët pemishte. Në këto raste duhet që këtë sipërfaqe ta mbjellin dy apo tre vite me kultura lavërtare në mënyrë që të bëhet pastrimi i tokës nga sëmundjet dhe dëmtuesit që eventualisht ka pasur në ato pemishte. Gjithashtu, bëhet edhe mineralizimi i sistemit rrënjor dhe pastrimi i tokës nga mbetjet e pemishtes së mëhershme.

  1. Qilizma

Pas një pastrimi detal bëhet një lëvrim i thellë, në mënyrë që sipërfaqja të pastrohet nga rrënjët dhe cungjet. Lëvrimi i thellë bëhet me mekanizëm të rëndë me qëllim që thellësia e lëvrimit të jetë prej 60 – 8 zhvillimin e sistemit rrënjor dhe në të njëjtën kohë bëhet edhe një deponim i lagështisë së ujit e cila sasi do ti nevojitet arrës në kohën kur ka mungesë të ujit gjatë verës. Në rastet kur toka ka qenë e mbjellë me kultura lavërtare atëherë kemi mundësi që të bëjmë vetëm qilizmën si dhe punët përgatitore të tjera.

  1. Analiza e tokës

Është tejet e rëndësishme që analizat të bëhen në laboratorët të cilët janë të licencuar për këtë qëllim.

PH e tokës

Me këtë analizë kryesisht përcaktohet përqendrimi i joneve hidrogjen në lëngun e tokës ose reaksioni i PH-së. Për një prodhimtari të suksesshme PH e tokës duhet të jetë prej 5.5 deri në 7.

Në rast se PH e tokës është mbi 8, nuk preferohet ngritja e pemishtes së arrës ose nëse vendosim që të mbjellim në këtë parcelë, atëherë duhet të merren disa masa në mënyrë që të përmirësohet PH e tokës me shtimin e plehrave të stallës si dhe plehrave sulfurike.

Analizat kimike

Me analizat kimike vërtetohet se parcela posedon elementet e nevojshme për një zhvillim normal të arrës, kryesisht këto analiza kanë të bëjnë me prezencën e makro dhe mikro elementeve të nevojshme e të cilat elemente nevojiten si ushqim i mëvonshëm.

Analizat fizike

Për një prodhimtari të suksesshme nevojitet që gjatë analizave të bëhen edhe analizat fizike. Me keto analiza vërtetohet se në çfarë prezence është argjila, gurët si dhe humusi. Për një zhvillim normal të kulturës së arrës argjila duhet të jetë 45 – 55% , rëra deri 25%, gurët deri 10%, kurse humusi mund të jetë 2 – 3%, por edhe më tepër.

  1. Përgatitja e tokës

Pas kryerjes së analizave të tokës dhe bindjes se toka është e përshtatshme atëherë fillojmë me operacionet tjera siç janë:

Plehërimi i tokës

Kryesisht duhet të hedhën plehra organike me sasi prej 20 – 40 ton/ha. Kjo sasi varët kryesisht prej analizave të mëhershme. Krahas kësaj hedhet edhe një sasi e plehut artificial prej 300 – 400 kg. Kjo sasi ma tepër duhet të përmbaj elemente të fosforit dhe kaliumit por edhe një sasi të vogël të azotit. Pas hedhjes së këtyre plehrave bëhet një lëvrim mesatar në mënyrë që plehrat e shtallës dhe ato menirale të futën nën sipërfaqen e dheut. Sipërfaqja e lëvruar duhet të pijatohet me pijator të rëndë, në mënyrë që të bëhet një shkriftësim sa më i mirë i tokës si dhe rregullimi i mikro reliefit të tokës. Në disa raste mund të bëhet edhe një trinim ngase bëhet një rregullim mjaft i mirë i kësaj sipërfaqe.

  1. Ndarja e parcelave dhe piketimi

Në raste kur kemi të bëjmë me mbjellje të pemishtes së arrës në sipërfaqe të mëdha mbi 5 ha atëherë duhet që të bëhet parcelimi i sipërfaqeve në mënyrë që të rregullohen rrugët, sistemi i ujitjes dhe mundësia e manipulimit me mekanizëm adekuat për mbrojtje, vjelje dhe transport. Parcelimi bëhet edhe për atë që të na mundësoj edhe përcaktimin e drejtimit të rendeve në kahje të dëshirueshme, për kushtet tona veri-jug.

Piketimi

Është operacion i rëndësishëm ku bëhet caktimi i drejtimit të rendeve mundësisht veri-jug, por edhe në rast se forma e parcelës nuk na jep këtë mundësi atëherë tek arra nuk duhet të hezitojmë ngase distancat e mbjelljes janë mjaft të mëdha dhe nuk shkakton ndonjë problem në ajrosje, mbrojtje dhe ndriçim.

Fidanët e shumëzuara në mënyrë vegjetative mbillet në distancë 6 x 6m, 6 x 7m si dhe 7 x 7m, ku janë distancat më të preferueshme dhe sigurojnë një numër optimal të bimëve. Ndërsa tek fidanët me shumëzim gjenerativ distancat e mbjelljes mund të jenë 8 x 10m ose 10 x 10m. Piketimi bëhet me vendosjen e pikave në çdo vend ku duhet të mbillet fidani.

  1. Zgjedhja e fidanit

Fidanët duhet të zgjedhën nga një prodhues fidanësh i licencuar ku prodhimtaria e materialit fidanor përcillet nga fillimi e deri në treg nga inspektorët fitosanitar, agronomet etj. Fidani duhet të jetë i shëndosh në pikëpamja fizike si dhe fitosanitare dhe të plotësojë standardët e nevojshme për nga madhësia.

Për mbjellje preferohen fidanët e moshës një dhe dy vjeçare. Prejardhja e fidanit sipas mendimit të shumë ekspertëve duhet të jetë nga zonat gjeografike veriore ngase janë më të qëndrueshme ndaj temperatuve dimërore deri – 250C. Kurse materiali fidanor me prejardhje nga zonat e nxehta mund të dëmtohet edhe në temperaturat –150C, ku paraqet rrezik potencial të dëmtimit të pemishtes së arrës.

  1. Varietetet e arrës

Arra është një lloj peme me një numër shumë të vogël të varieteteve dhe janë të ndara në dy grupe: për zonën e hardhisë se rrushit: lloji bullgar “Shejn” dhe “Rasna” si dhe për zonën kontinentale: “Gazenhajmski 139”, “Gazenhajmski 251”.

Në kuadër të këtyre varieteteve dallojmë disa varietete të cilat janë më produktive, por që gjithmonë duhet pasur kujdes që në kuadër të pemishtes të kemi varietete që shërbejnë si polenizues dhe atë në numër të mjaftueshëm, ngase mos prezenca e polenizuesve mundë të sjell deri tek rënia e rendimentit të prodhimit total. Polenizuesit duhet të zgjedhën në atë mënyrë që pjekja e polenit të bëhet në të njëjtën kohë me lulëzimin e arrës.

  1. Përgatitja e fidanit për mbjellje

Fidanët e zgjedhura nga pikëpamja fizike, fitosanitare dhe për nga madhësia duhet të përgatitën për mbjellje.

Çdo fidan duhet të kontrollohet veç e veç në mënyrë që të sigurohemi për cilësinë si dhe dëmtimet e bëra gjatë transportit. Fidanët mund të dëmtohen gjatë transportit dhe degëzat e dëmtuara duhet të largohen me gërshërë, pastaj bëhet shkurtimi i sistemit rrënjor në një gjatësi prej 25 – 30 cm. Kjo na siguron që fidani i mbjellë të ketë sistem rrënjor të mjaftueshëm për zënie sa më të lehtë.

Fidanët e përgatitura në këtë mënyrë duhet të futen në një tretësirë të përgatitur e cila shërben që bimës të i siguroj një ushqim fillestar si dhe dezinfektim prej parazitëve të mundshëm. Tretësira përgatitët në këtë mënyrë: Plehu i freskët i stallës + Argjilë (dheu) + Uji Të gjitha këto në raport 1 : 1 : 1 Përzierja e tillë siguron që sistemi rrënjor të ketë ushqim fillestar, të ketë kontakt me dheun, por në të njëjtën kohë kemi dhe një dezinfektim të sistemit rrënjor.

  1. Hapja e gropës dhe teknika e mbjelljes

Hapja e gropës duhet të bëhet në ato dimensione ku siguron vendoje të lirë të sistemit rrënjor dhe assesi nuk guxon që rrënjët të grumbullohen. Dimensionet e përafërta kishin me qenë 50 x 50 x 50 cm.

Kjo thellësi e mbjelljes duhet të siguroj që vendi i shartimit mos të mbulohet së paku për 10 cm, dhe të jetë mbjellje për 5 cm më e thellë se sa në fidanishte.

Vendosja e fidanit bëhet në pozitë sa më të drejtë (vertikale). Në gropën e hapur qitet së pari një sasi e dheut të imët në mënyrë që rrënjët të mos jenë direkt të vendosura në tabanin e tokës. Kjo sasi e dheut siguron një shtrirje të rrënjëve sa më të mirë, pastaj bëhet hedhja e dheut të shkriftë për mbulim fillestar të sistemit rrënjor, dhe pas kësaj shtrese të dheut duhet të bëhet një ngjeshje e lehtë e cila siguron një kontakt sa ma të mirë të dheut me rrënjët, ku në të njëjtën kohë bëhet edhe largimi i ajrit.

Në formë unazore hedhet një sasi e plehut të djegur të stallës prej 10 -15 kg, me kushte që të mos kontaktoj me trupin e fidanit e as me sistemin rrënjorë. Hedhet prapë një shtresë e holle e dheut me ç’rast në këtë shtresë qitet një sasi e plehrave artificiale prej 100 – 150 g NPK.

Në rast se mbjellja kryhet në kushte të thata atëherë preferohet një dhënie e sasisë së ujit prej 10 – 15 l në mënyrë që të sigurohet lagështi e nevojshme në fazat fillestare të vendosjes së fidanit në vende të përhershëm.

  1. Ujitja e arrës

Për një prodhimtari intensive arra duhet të ujitet, ku sipas njohurive të deritanishme ekzistojnë disa lloje të sistemeve të ujitjes: Ujitja me brazda, ujitja me vërshim etj. Mirëpo ndër sistemet më të avancuara dhe më të kontrolluara është sistemi i ujitjes pikë – pikë, ky sistem i ujitjes mundëson që bimët vazhdimisht të ujitën dhe atë në sasi të kontrolluar të lagështisë së tokës, sepse si çdo kulturë edhe kultura e arrës ka nevojat e veta për lagështi.

Me sistemin e ujitjes pikë – pikë mund të bëhet edhe ushqimi me plehra kristalor.

  1. Mbrojtja e arrës

Meqenëse kultura e arrës nuk kërkon ndonjë mbrojtje aq intensive, ne duhet të bëjmë dy deri tri trajtime mbrojtjeje në mënyrë që të bëjmë mbrojtjen nga ndonjë sëmundje apo dëmtues, e me këtë sigurojmë një cilësi të prodhimit.

  1. Rendimenti

Kur flasim për kultivimin e arrës duhet të mendohet vetëm në fidanë të shartuar. Kultivuesit e arrës me fidanë të shartuara do të marrin rendiment për 80 vite dhe këto vite i tejkalojnë tri herë kultivimin e pemishtes së mollës. Llogaritet në vit 40 kilogram/arra me gëzhojë për trup, gjegjësisht 4500 kg për ha me gëzhojë.

Thelbi i pastër i arrës është përgjysmë më i lehtë kur eliminohet gëzhoja. Vlera tij sillet diku e shprehur në para – 14,000 Euro, ndërsa shpenzimet e prodhimit arrijnë 4,500 Euro në vit. Kjo do të thotë se gjatë gjysmë shekulli çdo vit në një hektar me arrë krijohen të hyra nga diku 10,000.00 Euro.