Reklame:

Zogu me i rrezikshem ne bote vret pronarin!

Ishte një telefonatë e pazakontë për zyrën e sherifit. “Ne iu përgjigjëm një incidenti ku telefonuesi na informoi se një zog ekzotik sulmoi një person në pronën e tij”, tha Joshua Crews, sherif në Alachua.

Andrew Kratter, që menaxhon koleksionin e zogjve në muzeun e Floridas, shprehet i shokuar nga ngjarja.

“Nuk isha në dijeni se kishte disa të tillë në menaxhim privat. Ngjarja është shokuese. Kisha dëgjuar që ata ishin të rrezikshëm, por gjithmonë mendoja se aftësia e tyre për të vrarë një person ishte një mit urban. Jam shumë i shokuar”, tha Andrew Kratter, muzeu i Floridas.

Zogu ishte mbyllur në kafaz përpara se të arrijnë autoritetet, megjithatë 75-vjeçari Marvin Hajos ndërroi jetë për shkak të plagëve. Familja e tij kërkoi që qytetarët të mos i afrohen pronës.

“Ata mund të jenë shumë agresivë nëse ndihen të kërcënuar dhe mund të përdorin thonjtë si armë”, tha Kratter.

Por çfarë do t’i ndodhë këtij zogu? “Do të jetë në dorë të familjes dhe qytetarëve se çfarë do të ndodhë me pronën. Do të jetë plotësisht vendim i tyre”, tha Crews.

Komisioni për ruajtjen e jetës së egër thotë se zogjtë Cassowary lejohen në Florida përmes Departamentit të Agrikulturës.(A2)