Statistikat në rënie të duhanit të grumbulluar në vend, janë reflektim i pastër i tkurrjes ndër vite të sipërfaqes së mbjellë. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, nga viti 2013 sipërfaqja në hektarë e kultivimit të duhanit është tkurrur gradualisht, nga 1596 ha në 881 ha në vitin 2017 që është edhe viti më i keq në këtë drejtim, për tu “ringjallur” në vitin që lam pas.
Por edhe pse në 2018, sipërfaqja e kultivuar është 1018 ha, kjo nuk është përkthyer në prodhim më të lartë, pasi sasi e grumbulluar rezulton më e ulta në 14 vite, rreth 413 ton. Kryesisht, Qarku i Elbasanit dhe Shkodrës kanë hapësirat më të mëdha të kultivuara, ndërsa Qarku Berat dhe Fier kultivojnë shumë pak.
Industria vendase e duhanit përballë “mbytjes” nga importi ka nevojë për mbështetje fiskale nga qeveria për shkak se është një industri në zhdukje. Ndërkohë vitin që lam pas u importuan 7.4 mld lekë cigare. Deri më 30 Qershor, qeveria pret rekomandimet përkatëse nga një sërë institucionesh se cilat do të jenë mekanizmat konkrete për zhvillimin e kultivimit të duhanit.
Kultivimi i duhanit 2013-2018
Viti Sip/ha
2013 1596
2014 1388.5
2015 1156.84
2016 913.58
2017 881.89
2018 1018.79
(SCAN)