Reklame:

Si të kryejmë plehërimin e kulturave bujqësore.

Një menaxhim i mirë i përdorimit të plehrave ndikon direkt në ruajtjen e cilësisë dhe pjellorisë së tokës ku rritë aftësinë e bimës për shfrytëzim racional të elementeve ushqyese dhe si i tillë ndikon në cilësi dhe sasi më të lartë të rendimentit.

Por sasia dhe lloji plehut që duhet të përdorin fermerët për të patur rendiment edhe cilësi më të lartë në kulturat e tyre gjithnje ka qene një problem për ta. Ndonjëher i kthyer edhe në kosto të lartë si pasojë e mos konsultimit me agronomët.

Rëndësia e menaxhimit të plehërimit konsiston:

  • Në rritjen e rendimentit të bimëve të kultivuara,
  • Në rritjen e cilësisë të frutave,
  • Ndikim direkt në kohëzgjatjen e ruajtjes së frutave pas vjeljes,
  • Ruajtja e pjellorisë të tokës për kulturën pas ardhëse,
  • Ruajtjen e reaksionit të tokës përmes plehërimit.

 Vlerat ushqyese të nevojshme me sipas elementeve N,P,K,Ca dhe Mg:

Kultura Rendimenti t/ha Materje aktive të nevojshme vetëm për rendimet të frutit kg/ha
N P K Ca Mg
Molla 40 40 12 88 16 8
Dardha 40 35 7 70 70 10
Kumbulla 25 25 12 50 10 5
Qershia 15 57 15 75 15 15
Pjeshka 40 44 12 84 32 16
Rrushi T 25 37 10 100 12 7
Rrushi V 15 22 6 75 4 4
Dredhëza 25 47 15 80 27 5
Mjedra 18 75 30 60
Domatja 150 225 60 420 22 30
Speci 50 100 30 175 25 15
Trangulli 150 165 75 300 37 30
Shalqiri 70 84 42 189 35 35
Pjepri 40 80 30 175 50 20
Patatja 60 114 54 306 6 6
Kungulli 70 84 63 252 28 7
Lakra kokë 60 270 78 300 276 30
Sallata 30 42 27 126 33 9
Qepa 50 70 50 80 40 15
Gruri 6 132 60 42 6 18
Misri 10 130 80 50 30 20

III. Rekomandimi për kultivimin e bimëve në bazë të tolerances së aciditetit të tokës:

  • Bimët pak tolerante pH 6.8-6.0: asparagu, rrokulli, lulelakra, lakra kokë, qepa, spinaqi, molla, dardha, kumbulla, qershia, arra, lajthia, thana, agrumet vishnja, dredhëza, gruri, elbi, thekra, misri.
  • Bimët mesatarisht tolerante pH 6.8-5.5: fasulja, bizelja, speci, domatja, hudhra, karota, kungulli, trangulli, gështenja, manaferra, mjedra
  • Bimët shum tolerante pH 6.8-5.0: shalqiri, patatja, boronica.

Përdorimi i mundeshem i plehrave në bazë të reaksionit të tokës:

  • Në tokat acidike preferohet që të aplikohen plehra me ndikim neutral apo alkalik psh: Urea 46% N, DAP 21 %N dhe 53% P2O5, NitratKaliumi 13% N dhe 46% K2O, Sulfat Kaliumi 50% K2O dhe 18% S, Klorur Kaliumi 60-62% K2O, Sulfat Kaliumi 25% K2O dhe 17% S, Nitrat Kalciumi 15% N dhe 26.5 % CaO, Oksid Kalciumi 50% CaO dhe Sulfat Magnezi
  • Në tokat alkalike (bazike) preferohet që të aplikohen plehra me ndikim acidik apo neutral psh: Sulfat amoni 21% N dhe 24% S, Nitrat amoni 33% N, MAP 12% N dhe 61% P2O5, Monokalium Fosfati 34% K2O dhe 52% P2O5, Dikalium Fosfati 54% K2O dhe 40% P2O5.
  • Rekomandimi për kultivimin e bimëve në bazë të tolerancës së kripërave në tokës: 
  • Bimë shumë tolerante: spinaqi, bizelja , asparagu, .
  • Bimë mesatarisht tolerante: rrokulli, lulelakra, lakra kokë, brokulli, domatja, speci, misri, qepa, trangulli, shalqini, kungulli, rrushi.
  • Bimë pak tolerante: fasulja, rrepakuqe, bizelja kopshtit, karrota, dredhza, molla, boronica, qerrshia, pjeshka, dardha, kumbulla, mjedra.

V . Rekomandimet për përmirsimin e pjellorisë së tokave 

a)Përmirësimi i reaksionit të tokës: 

Për ta përmirësuar reaksionit e tokës për kulturën e planifikuar për mbjellje rekomandohet që të aplikohet gëlqerimi i tokës me gëlqere dhe për ta ngritur pH për një njësi (psh 5.5 – 6.5) aplikohen:

  • Toka te lehta 200 g/m2
  • Toka te mesme 350g/m2
  • Toka të rënda 700 g/m2

Gjithmonë duke pasur parasysh % e përmbajtjes së kalciumit.

Format që mund të aplikohen për gëlqerim:

  • Guri gelqeror CaCO3– 50%
  • Gelqerja e pjekur CaO 90%
  • Gelqerja e shuar Ca (OH)60-70%
  • Dollomit CaCOx MgCO3me 30%Ca dhe 20%MgO
  • Lapor 95% gelqere
  1. b) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me materie organike 
  • Nëse përmbajtja e humusit në tokë është e ulët (0-2%) preferohet të shtohen 40-60 t/ha plehë shtalle gjysmë i pjekur.
  • Nëse përmbajtja e humusit në tokë është mesatare (2-4%) preferohet të shtohen 20-40 t/ha plehë shtalle gjysmë i pjekur.
  • Nëse përmbajtja e humusit në tokë është e lartë (4-8%) preferohet të shtohen 0-20 t/ha plehë shtalle gjysëm i pjekur.
  1. c) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Azot: 
  • Nëse përmbajtja e azotit në tokë është e ulët (0-0.1%) preferohet të shtohen 108-144 kg/ha materie aktive azotike.
  • Nëse përmbajtja e azotit në tokë është e mesatare (0.11-0.2%) preferohet të shtohen 72-108 kg/ha materie aktive azotike.
  • Nëse përmbajtja e azotit në tokë është e lartë (0.21-0.4%) preferohet të shtohen 0-72 kg/ha materie aktive azotike.
  1. d) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Fosfor: 
  • Nëse përmbajtja e fosforit në tokë është e ulët (0-10.0 mg/100g) preferohet të shtohen 108-180 kg/ha materie aktive fosforike.
  • Nëse përmbajtja e fosforit në tokë është e mesatare (10.1-18.0 mg/100g) preferohet të shtohen 50.4-108 kg/ha materie aktive fosforike.
  • Nëse përmbajtja e fosforit në tokë është e lartë (18.1-36.7 mg/100g) preferohet të shtohen 0-50.4 kg/ha materie aktive fosforike.
  1. e) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Kalium: 
  • Nëse përmbajtja e kaliumit në tokë është e ulët (0-14.0 mg/100g) preferohet të shtohen 226-378 kg/ha materie aktive të kaliumit.
  • Nëse përmbajtja e kaliumit në tokë është e mesme (14.1-28.0 mg/100g) preferohet të shtohen 226-75 kg/ha materie aktive të kaliumit.
  • Nëse përmbajtja e kaliumit në tokë është e lartë (28.1-40.0 mg/100g) preferohet të shtohen 0-75 kg/ha materie aktive të kaliumit.
  1. f) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Kalcium: 

Nëse përmbajtja e kalciumit në tokë është e ulët preferohet që të aplikohen plehra me përmbajtje të kalciumit ose kalciumi në përmbajtje me elementet tjera ushqyese:

  • Nitrati amonit gëlqeror NAG-27%N dhe 8-9% CaO,
  • Nitrati kalciumit 24 % CaO,
  • SuperFosfati 20%P + 50% CaSO4
  1. g) Përmirësimi i pjellorisë së tokës me Magnez:

Nëse përmbajtja e magnezit në tokë është e ulët preferohet që të aplikohen plehra me përmbajtje të magnezit ose magnezi në përmbajtje me elementet tjera ushqyese:

  • Sulfat magnezi,
  • Kalium magnezi,
  • Plehra granulave me përmbajtje të magnezit,
  • Plehra kristalore me përmbajtje të magnezit.

Lista e plehrave të ndryshëm që mund të gjenden në tregun vendore  shënim: te blihet lloji specifik i plehut sipas rekomandimeve në broshurë):

  • Plehrat granulare:

NPK 8:15:15,

NPK 9:15:15,

NPK 15:15:15,

NPK 7:20:14,

NPK 7:22:14,

NPK 8:16:20,

NPK 8:16:24,

NPK 10:20:30,

NPK 10:12:26,

NPK 10:15:15,

SuperFosfat 18-20% P,

Nitrat Kaliumi 13% N dhe 46% K,

Nitrat Amoni 34.8 %N,

Urea 46% N,

NAG 26-27% N etj.

  • Plehra kristalore:

NPK 20:20:20,

NPK 18:18:18,

NPK 10:40:10,

NPK 10:35:10,

NPK 9:16:10,

NPK 11:12:17,

NPK 15:3:39, NPK 6:12:18,

NPK12:5:38 etj.

  • Plehrat foliare:

Nitrat amoni 50%N,

Nitrat Kalciumi 47%,

Bor 8%,

Nitrat Magnezi 36%,

Klorur kalciumi 30%,

Fe-amonium nitrat,

Sulfat magnezi 35%,

NPK 3:20:28 + 3% EDTA,

NPK 9:0:6 + 2% MgO,

NPK 3:40:0,

NPK 31:0:0,

NPK 12:5:7,

NPK 0:36:0 etj