Reklame:

Kote per Agronews – Produktet bujqesore shqiptare jane te sigurta, ekportohen kudo ne bote

Lajmet e disa diteve ne mediat qendrore kane qene alarmante per bujqesine vendase. Lushnja, Fieri dhe Berati kane qene zonat te cilat jane prekur nga keto kronika televizive ku paraqiten menyra jo te lejuara per stimulimin e pjekjes se perimeve.
Duke marre shkas nga keto lajme te cilat cenojne bujqesine tone dhe nxisin ato te importit, Agronews dhe Radio Lushnja ka zhvilluar nje interviste telefonike me Zv/Ministrin e Bujqesise Dhimiter Kote i cili ka hedhur kategorikisht kete lloj problematike per bujqesine tone dhe per fruta-perimet tona.
Jemi duke verifikuar nese ka raste te tilla qofte edhe sporadike – eshte shprehur Kote.

Por konsumatori shqiptar dhe ai europian duhet te jene te sigurte sepse produktet e fermereve tane eksportohen ne te gjithe boten, çka do te thote se ato kalojne ne te gjithe filtrat e laboratoreve te cdo shteti. Dhe deri tani nuk kemi patur asnje rast te tille te konstatuar. Produktet e fermereve nuk jane te ndara per tregun europian, ka prodhime te cilesise se pare qe eksportohen por ka edhe qe konsumohen ne vendin tone dhe si rrjedhoje nese nuk ka shqetesime ne vendet ku eksportohen dhe u behen analizat si mund te jene problematike per kosumatorin tone.
Problemi eshte tek karenca e plehrave apo e pesticideve qe perdorin fermeret. Ka nga ato fermere te papergjegjshem te cilet nuk zbatojne kohen kur duhet te jelin perimet apo frutat pasi i kane sperkatur apo plehruar.
Per me shume ju ftojme te ndiqni intervisten e plote te Zv/Ministrise se Bujqesise Dhimiter Kote te dhene per Agronews dhe Radio Lushnja me gazetarin Shkelqim Bylykbashi.