Reklame:

Aksion me gjoba i policise rrugore ne Lushnje

Diten e djeshme policia rrugore Lushnje eshte hedhur ne nje aksion me disa funksione.

E para sigurim te mbarevajtjes se takimit te kyetarit te Parlamentit Gramoz Ruci ne takimin me socialistet lushnjare.
E dyta per te mbushur arken e shtetit me gjoba ku diku respektohej ligji dhe diku tjeter me njoftim drejtuesi per zbatim rregullore, ashtu siç ne fakt duhet te funksionoje policia.

Policet e qarkullimit rrugor kane detyrimin ligjor disiplinimin dhe edukimin e qytetareve dhe drejtuesve te mjeteve, ne fund pastaj vjen ndeshkimi per perseritesit dhe ata qe ne menyre te vazhdueshme i bejne karshillek policise dhe drejtuesve korrekt ne rruge e ambjente te ndryshme publike ku perdoren mjetet.

Puna me aksione nuk ka asnje te mire vec servilizmit ndaj shefave dhe ndonje perfitimi qe rrjedh nga hallexhinjte e rene ne rrjeten e blicave dhe punonjesish te korruptuar.

 

 

E kunderta ndodh me mjetet e parkuara gabim perball komisariatit te qytetit. Te vemendshem punonjesit e policise jane gjate oreve te nates ku nuk u shpetojne shkelesit e rregullave te qarkullimit ne shetitoren e palmave ndersa ne mes te dites nuk i ndeshkojne shkelesit perballe shtepise se tyre.

Urojme qe dita e djeshme te jete fillimi i nje ndryshimi sa i perket disiplinimit te trafikut ne qytet, por deshirojme shume qe policia e qarkullimit rrugor te beje nje plan masash, per paisjen e rrugeve me sinjalistiken e duhur sipas standarteve dhe fotografimin e mjetit apo kembesorit ne rast shkelje si nje prove e pakundershtueshme , dhe jo mungesen e sinjalistikes ta perdore si argument ndeshkimi dhe shfajesimi.

Sinjalistika eshte vertet detyrim i pushtetit vendor por eshte detyrim edhe per policine te kerkoje zbatimin e ligjit. Qytetarin e gjobit shume lehte nese ben nje gabim, por ndaj bashkise çfare qendrimi mban ky sektor i rendesishem i policise?

Nese ka ndonje dokument, kerkese apo korenspondence le ta bejne publike qe qytetaret te dine kush eshte pergjegjesi! Sa per fushate ndergjegjesimi dhe edukimi me mediat as qe e mendojne drejtuesit e policise, pasi duket qe kjo pjese e bashkepunimit nuk pelqehet.

Askush nuk e deshiron transparencen, duke harruar detyrimin ligjor dhe qe paguhen me taksat e ketyre qytetareve qe me aq lehtesi i gjobisin!