Reklame:

Ne prag te festes se Pashkeve Ortodokse, “E premtja e zeze ne Lushnje”

Besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar atë që njihet si e “Premtja e zezë”, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Kjo festë është mjaft e rëndësishme për ta, të cilët luten për mbarësi dhe ringjallje të të mirave dhe te shpresës.

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Lushnjes kanë marrë pjesë në shëtitjen e Epitafit të Krishtit në qendër të qytetit.

Qindra besimtare kanë kaluar nëpër rrugët e qytetit riti fetar i udhës së kryqit, i cili synon të shprehe dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit dhe me pas duke shkuar serish ne kishen Ortodokse.

Për besimtaret e krishterë, e Premtja e Zezë dhe ngjarjet e Pashkëve janë të lidhura me idenë e shpresës. Ato hapin një perspektivë të re. Pashkët hapin për të Krishterët një dimension, që e tejkalon jetën dhe vdekjen në tokë.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit. .

Të dyja festat kanë një fazë përgatitore. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezusit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.