Reklame:

Permiresoni shendetin e melçise

Melçia duhet t’i kryeje me shume se 500 funksione, çka e ben organin me te ngarkuar te trupit tuaj. Stili modern i jetes, ajri i ndotur, aditivet ne ushqime dhe sasia e madhe e stresit do te veshtiresojne definitivisht punen e melçise.

Keshtu qe, as nuk çudit fakti qe melçia mund te behet me e ngadalshme, çka eshte faktor i shume problemeve shendetesore siç jane alergjite, artriti, astma, era e keqe, sindroma e lodhjes kronike, deshira per embelsira, depresioni, lodhja, dhimbja e kokes, hepatiti, tensioni i larte i gjakut, kolesteroli i larte, hipoglikemia, trashja, tretja e keqe, semundjet e lekures dhe çrregullimet hormonale.

Sigurisht, ekzistojne edhe faktoret tjere qe ndikojne ne zhvillimin e semundjeve te permendura, prandaj eshte jashtezakonisht e rendesishme qe te vizitoni mjekun.

Gjeja me impresive te melçia eshte aftesia e saj per t’u rigjeneruar. Nese ne organizem do te fusni materiet kyç ushqyese, ushqimin dhe bimet e shendetshme, do te permiresoni shendetin e pergjithshem, por edhe shendetin e melçise. Forcimi i punes se melçise eshte nje nga menyrat per te rritur energjine, balancuar peshen dhe forcuar shendetin e pergjithshem.

Melçia kerkon sasi te madhe te vitaminave dhe mineraleve per te kryer funksionet e veta te shumta. Ushqimi juaj duhet te jete i pasur me peme, perime dhe fibra.

Melçia duhet te filtroje aditivet e ushqimit. Eliminonin ushqimin e procesuar, ngjyrat artificiale dhe konzervanset per te lehtesuar punen e melçise.

Hani shume karota dhe rrepe te fresket te cilat do te ndihmojne pastrimin e melçise. Perveç kesaj, hani shume ushqim te gjelber sepse klorofili i cili u jep ngjyren e gjelber bimeve, ndihmon pastrimin e melçise.

Provoni te hani gjate dites dy luge fara liri. Ato do te ndihmojne te filtrimi i hormoneve te teperta. Farat e lirit dhe vaji i lirit do t’i ndihmojne melçise te kryeje funksionet e veta ne menyre me efikase.

Ne ushqimin e rregullt gjithsesi perfshijeni shafranin e Indise, angjinarem, ose rrenje te luleradhiqes. Nese jeni shtatzene apo merrni ilaçe, konsultohuni me mjekun para perdorimit te ketyre bimeve.

Reduktoni konsumimin e sheqerit te rafinuar dhe shmangni embeltuesit artificiale.

Konsumoni qumeshtin e sojes, tofu dhe miso. Keto ushqime permbajne lecitinen, e cila i ndihmon melçise te dekompozoje yndyrat dhe reduktoje kolesterolin. Lecitina po ashtu ndihmon te ulet tensioni i larte i gjakut ashtu qe relakson enet e gjakut dhe me kete mundeson qarkullim me te mire te gjakut.

Konsumoni shtesa kualitative te mineraleve dhe multivitaminave per te shmangur mungesat eventuale te mineraleve. Melçia varet nga shume materie ushqyese dhe madje edhe mungesa e vogel e materieve ushqyese mund te jete e demshme per shendetin e melçise.

Merrni 1000 deri 2000 mg vitamine C ne dite, madje edhe nese vitamina C eshte pjese e multivitaminave qe i merrni.

Hani shume hudher, qepe dhe brokoli sepse keto ushqime permbajne squfurin i cili eshte i nevojshem qe te rritet aktivitetit i enzimave qe nxisin pastrimin e melçise. Pa nivelin adekuat te squfurit, detoksikimi i trupit nuk mund te behet ne menyre normale, çka do te thote qe shume toksina ne trupin tuaj mund te behen jashtezakonisht te rrezikshme.

Shmangni te hani sasi te medha te shujtave dhe ne vend te kesaj hani shujta me te vogla te perbera nga ushqimi i cili tretet lehte.

Hani perimet e pergatitura lehte, sallate me perime te pagatuara, pemesh dhe perimesh te hidheta siç jane angjinarja, luleradhiqja dhe shpargu. Perimet e hidheta jane te shkelqyeshme per pastrimin e melçise.

Hani fruta arrore dhe fara te plota, te pagatuara dhe pa kripe, per te marre sasine e acideve esenciale yndyrore.

Shmangni te hani ushqim te rende shume te yndyrshem sepse ne kete menyre krijoni edhe me shume pune per melçi. Shmangni margarinen dhe vajrat komerciale, si dhe ushqimin i cili pergatitet me ta.

Shmangni te hani te pakten tri ore para gjumit per t’i mundesuar kohe te mjaftueshme melçise per t’i kryer shume funksione gjate nates, qe te mos jete e ngarkuar me proceset tjera trupore siç eshte tretja.