Reklame:

Ermal Sefa refuzon manditin e deputetit per qarkun Fier

Vazhdon refuzimi i mandatit nga lista e deputeteve te qarkut Fier i demokrateve lushnjare. Ermal Sefa e ka refuzuar prerazi marrjen e mandatit te deputetit. Ja si shprehet ai pas refuzimit:

Së pari, e refuzoj sot mandatin e deputetit, duke dëshmuar kështu kauzën e drejtë të opozitës së bashkuar përballë një kryeministri bajat e të dalë boje (njësoj siç i ka dalë boja fasadave të rilindjes urbane, shëmti që ai na e shet çdo ditë si estetikë).
Së dyti, refuzoj këtë mandat për faktin se ishte ky kryeministër (Edi Rama) i cili as edhe një herë te vetme nuk e pa opzitën shqiptare në këtë parlament si partnere në emër të interesit publik.
Së treti, e refuzoj këtë mandat për të të dëshmuar se qe ky kryeministër, që në qefin e timonit vetëm për veten, kërkoi t’a dominojë dhe t’a shpërfill pandërprerë opozitën.
Së katërti, e refuzoj sot këtë mandat për të dëshmuar dritëshkurtësinë e këtij kryeministri, që në miopinë e tij nuk qe në gjendje t’a durojë opozitën në funksion të integrimit të vendit.
Së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, ky kryeministër na përballi në zgjedhjet e 2017-tës me bandat kriminale, bleu votat me lekët e krimit, e çdo ditë bën pazare me kriminelët duke vjedhur shqiptarët.
Konkluzion: – Ka ardhur koha që ky kryeministër t’i lërë rrugën demokracisë, duke dhënë dorëheqjen e duke i hapur udhën zgjedhjeve të lira e demokratike, të organizuara nga një qeveri e përgjegjshme
Oferta është në tavolinë, kjo është mundësia e çlirimit të vendit nga prangat e krimit dhe allishverishet e korrupsionit.

Pak dite me pare ishte demokrati tjeter lushnjar Klement Cela qe refuzoi marrjen e mandatit. Ermal Sefa me qendrimin e tij tregon se do te jete besnik i PD-se dhe nuk joshet nga asgje materiale, politike e aq me teper ne situaten qe po kalon Shqiperia, mes nje Udhekryqi.