Prej vitesh përroi që përshkon qytetin e Lushnjës ka qenë i mbushur me mbetje dhe mblidhte mushkonja.
Një projekt synon t’i riktheje pastërtinë vijës ujore me gjatësi 2.2 km ku kallamishtet mbledhin plehrat që vijnë bashkë me rrjedhën ndërsa depozitimi i tyre bëhet habitat për mushkonja.
Sipas drejtorit të shërbimeve në bashkinë e Lushnjës prurjet e ujit nga kodrat e bëjnë shpesh të pamundur ndërhyrjen.
Në projektin e bashkisë për përroin është parashikuar që në të dyja anët e skarpatës të ketë sipërfaqe të gjelbëruara.
Ndërsa banorëve u kërkohet të mirëmbajnë këtë hapësirë duke mos hedhur mbeturina në përrua. (Top Channel)