Reklame:

Pjeshka, Vlerat dhe perfitimet e shumta

Prejardhja e pjeshkës konsiderohet Kina ku dhe sot gjenden forma të egra të saj. Nga Kina u shtri në Persi dhe Azinë e vogël dhe më vonë grekët dhe romakët e përhapën në vendet mesdhetare. Në vendin tonë njihet qysh prej 300 vjetësh p.e.s dhe ka përhapje të madhe sidomos në zonën e ulët. Ajo kultivohet kryesisht në zonën bregdetare, por edhe në Shqipërinë e mesme.

Sot është përhapur kudo në botë, sidomos në vendet me klimë të ngrohtë. Pjeshka zë vendin e tretë në shkallë botërore midis specieve drufrutore (pas mollës dhe dardhës). Evropa ka peshën më të madhe të prodhimit të pjeshkës e sidomos Franca, Italia, Greqia, Turqia etj.

Vlerat ushqyese

Pjeshkat ofrojnë një sërë vlerash thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Ato janë të pasura me vitaminat A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta karotën, folat dhe acid pantotenik. Pjeshkat ofrojnë shumë minerale të nevojshme siç janë kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri. Ato përmbajnë pak kalori dhe yndyra të ngopura dhe për më tepër janë një burim i mirë fibre.

Frutat kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 9-10% sheqerna, 0.3% acideorganike, vitamina, 0.1% lëndë azotike dhe 82-95% ujë. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara si komposto, lëngje e reçelra.