Reklame:

Modernizimi i sektorit bujqesor- Italia, model per inovacionin

Shqipëria ka numrin më të ulët të makinerive bujqësore dhe kjo ka ndikuar jo vetëm në kufizimin e  prodhimit por edhe  në  cilësi. Për zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo, Italia  mund  të  përfaqësojë  një model  të rëndësishëm zhvillimi  duke u përgjigjur nevojave për inovacion  në mekanizimin bujqësor në vendin tonë. Këtë deklaratë  Kristo e bëri gjatë  aktivitetit të organizuar nga  instituti Italian për tregtinë me jashtë dhe Ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve italiane në botë  në bashkëpunim me Federatën  Italiane të prodhuesve  të makinerive bujqësore.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo i cili e vlerësoj modernizimin e bujqësisë të nevojshëm në një kohë që Shqipëria aderon për t’u bërë anëtare e BE.

12 kompani italiane, të specializuara në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve bujqësore,ofrojnë mundësi për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me kompani jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina,  përmes takimeve B2B që zhvillohen pas këtij  aktiviteti. (SCAN)