Reklame:

11 frutat dhe perimet kunder kembeve te enjtura

Kur ulemi per te ngrene na ndodh shume here qe te ekzagjerojme me ushqimet e perpunuara, sikurse jane djatherat e staxhionuar apo ushqime te gatshme.

Jo vetem kunder kileve te teperta, por edhe qarkullimit te dobet te gjakut, keqfunksionimi i qarkullimit te gjakut eshte pergjegjes jo vetem per tension te larte, kolesterol e semundje kardiovaskulare, por edhe per shqetesime te tjera, sikurse jane enjtje apo fryrje e kembeve, ndjesi te rendeses dhe celulitit etj.

Ndaj dhe dieta e duhur ushqimore, shoqeruar edhe me aktivitet fizik te perditshem jane “arma” e duhur per te ruajtur shendetin e mire. Konsumimi i tepert i ushqimeve te perpunuara, shume te rafinuara, shume te pasura me sheqerna dhe sidomos natrium mund te ndikoje dhe te rrite rrezikun e mbajtjes se ujit ne organizem, fryrje dhe ndjenje rendese.

Per kete arsye dietologet listojne 11 fruta dhe perime qe parandalojne problemin e enjtjeve te kembeve, per shkak te akumulimit te ujerave ne trup, duke ndihmuar organizimin ne nxjerrjen e ujit te tepert nga trupi.

Asparag

Perveçse rezulton te jete nje prej frutave me permbajtje te larte me folate, asparaget permbajne gjithashtu rutina, nje perberes antioksidant i cili eshte ne gjendje te veproje si anti-inflamator dhe mbrojtes i eneve te gjakut. Po keshtu eshte i pasur me asparagina, nje aminoacid me veti diuretike, i dobishem per te eliminuar akumulimin e lengjeve te teperta dhe per te luftuar mbajtjen e ujit te tepert ne organizem.

Luleshtrydhe

Jane nje burim i shkelqyer i fibrave te tretshme, ka gjithashtu minerale shume te çmuara sikurse jane potasiumi dhe magnezi. Permban rreth 25 lloje antioksidantesh, mes te cilave edhe antocianina. Studime te ndryshme kane evidentuar se flavonoidi i pranishem te luleshtrydhet jo vetem ka efekte kunder plakjes, por mbron edhe sistemin kardiovaskular. Konsumi i tyre si rezultat, ndihmon per te luftuar mbajtjen e ujit dhe lehtesimin e dhimbjeve te kembeve.

Ananas

Me konsumimin e ananasit ndihmojme ne parandalimin dhe luftojme mbajtjen e ujit dhe kjo fale bromelines, ekstrakt proteine, e pranishme ne kete frute. Kjo substance e pranishme veçanerisht ne zemer te frutit, perveçse permireson aparatin tretes per te pasur veti te mire anti-inflamatore, permireson procesin e nxjerrjes se ujit te tepert nga trupi.

Bajame

Nga frutat e thata zgjidhni bajamet, jane nje burim i shkelqyer i magnezit, nje mineral qe ndihmon per te eliminuar produktet e mbeturinave dhe helmeve te teperta, enjtjen dhe lodhjen.

Banane

Per te bllokuar dhe parandaluar kembet e “renda”, duhet t’i thoni po konsumit te nje bananeje ne dite. Eshte nje burim i mire i potasiumit dhe vitamines B6, vitamina dhe kripera minerale qe favorizojne parandalimin e akumulimit te ujit.

Boronica

Permbajne sasi te madhe antocianine, antioksidante qe permiresojne qarkullimin e gjakut ne gjymtyret e poshtem, duke liruar ndjenjen e rendeses dhe enjtjes.

Çokollate e zeze

Çokollata jo vetem eshte e mire por ben shume mire per shendetin. E cilesuar si nje qetesues natyral kur behet fjale per ditet e zymta apo me ngarkese pune, duhet treguar kujdes ne rast se konsumohet ne sasi te medha, ne te kundert nuk perben asnje problem. Madje nga konsumimi i çokollates se zeze perfitimet jane te shumta ne shendet dhe humor te mire.

Tarasako

Fale vetise se saj diuretike e bene kete bime aleat kunder fryrjes se kembeve. Veçanerisht nese ben nje çaj me kete bime, mund te kete efekte pozitive ne lehtesimin e enjtjes se kembeve.

Çaj jeshil

Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil jane efektive ne uljen e sheqernave ne gjak. Lufton kancerin. Ka shume studime qe tregojne qe katekina e çajit jeshil eshte efektive ne parandalimin e kancerit. Çaji jeshil ngre sistemin imunitar per arsye te perqendrimit te larte te polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinen. Çaji jeshil i grades se larte permban me shume polifenole se çaji i zakonshem.

Avokado

Ky frute ekzotik eshte i pasur me vitamine B6, potasium, ushqyes te domosdoshme per te luftuar mbajtjen e ujit. Prania e yndyrave te mira e cila eshte nje burim i mire i ketij fruti nxit perthithjen me te mire te antioksidanteve dhe vitaminave, te tilla si vitaminat A, E, D dhe K.

Majdanoz

Shoqeruese kryesore e pjatave tona. Permban fitonutriente, po keshtu minerale te rendesishme sikurse jane potasiumi, magnezi dhe vitaminat, veçanerisht vitamina K, çka e bejne kete erez nje diueretik natural.