Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të njerëzve që pijnë kafe të ftohtë, në vend të kafesë së nxehtë tradicionale. Më poshtë ju rendisim disa nga efektet pozitive, që kafja e ftohtë, ka në organizëm.
Së pari, mund të themi se ajo rrit efektivisht përqendrimin. Kafeina e pranishme në një kafe të ftohtë ka mundësi për të përmirësuar gjendjen tuaj mendore, veçanërisht nëse ndjeheni të përgjumur. Studimet tregojnë se rreth 370,000 njerëz që pinë kafe kanë pasur shkallë më të ulët të depresionit, gjithashtu.
Së dyti, kafja e ftohtë rregullon metabolizmin tuaj. Sa më aktiv të jetë metabolizmi juaj, aq më shumë kalori mund të digjni edhe gjatë kohës që jeni duke pushuar.
Së treti, kafja zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një gotë kafe e ftohtë përmban përbërës që mund të luftojnë rreziqet që prekin zemrën, duke përfshirë këtu goditjet e papritura në zemër apo sëmundje të tjera të arterieve koronare. Për më tepër, këto përbërës që gjenden në kafen e ftohtë mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe të stabilizojnë sheqerin tuaj në gjak.
Së katërti, kjo lloj kafeje redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e Alzheimer dhe Parkinson. Sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundja e Parkinsonit, vijnë të dyja kur ndodh vdekja e një qelize të trurit. Të dy këto sëmundje mund të çojnë në një rënie drastike të shëndetit mendor. Duke pirë kafe të ftohtë, mund të zvogëloni mundësinë tuaj për tu prekur nga këto sëmundje, të cilat lidhen ngushtë me moshën.
Dhe së fundmi, nuk mund të lëmë pa përmendur faktin se kafeja ju ndihmon që të jetoni më gjatë, kjo pasi siç e përmendëm më lartë, kafja lufton një shumëllojshmëri sëmundjesh, duke nisur nga ato të zemrës, diabetin, infeksionet apo sëmundjet respiratore.
Të gjitha këto përfitime vijnë pasi kafja e ftohtë është tepër e pasur me antioksidantë. (SCAN)