Reklame:

Sistemi i ujitjes me pika, ekonomi, siguri dhe rendiment.

Kjo menyre ujitjeje, eshte forma me e persosur, e cila aplikohet ne te gjithe kulturat bujqesore si: Ne perimore ( fusha dhe sera), ne frutikulture, ne vreshtari, ne lulet dekorative, ne agrume, ne kulturat e dritherave bujqesore dhe ato industrial

 

PERPARESITE: 
*  Ujitet ne cdo ore te dites, pa krijuar asnje shqetesim fiziologjik te bimet;

*  Mundesohet nje shperndarje uniforme uji ne te gjithe siperfaqen, madje ne menyre te kontrollueshme deri ne ate thellesi toke aq sa eshte i shtrire sistemi rrenjor i bimeve;

*  Menjanohet lagia e siperfaqes se tokes siç ndodh ne rastet e ujitjeve me permbytje apo brazda, duke eleminuar plotesisht mundesine e infektimit nga semundjet qe vine nga siperfaqja e tokes;

*  Eleminohet kontakti direkt i ujit me gjethet dhe bimen ne pergjithesi, duke evituar jo vetem rritjen e lageshtires se panevojshme te ajrit dhe eleminohen mundesite e prekjes nga semundjet kerpudhore;

*  Cilesia e ujitjes me pika realizohet shume mire, pavaresisht se kushtet e motit jane te papershtateshme;

*  Lejon mundesine e menaxhimit te sasise se ujit ne varesi te kerkesave te bimeve sipas fazave te rritjes dhe te zhvillimit te tyre.

* .  Ujitja me pika kursen ne maksimum sasine e ujit per njesi te siperfaqes;

*  Krahas ujitjes me pika mund te realizohet njekohesisht pleherimi plotesues kimik (sidomos plehrat e kombinuara kristalore), ne perputhje me kerkesat e bimeve sipas fazave te rritjes dhe te zhvillimit te tyre;

*  Favorizon instalimin e aparateve dhe e sensoreve te tjere kontrollues, me qellim menaxhimin e pajisjeve klimeformuese (si: sistemin e ngrohjes, te vendilimit, dhe klimeformues, etj;

*  Shpenzimet per riparime dhe mirembajtje, jane ne vlera shume te uleta;

*  Pajisjet mund te montohen dhe te çmontohen me lehtesi kur te jete nevoja dhe mund te ruhen pa probleme per tu riperdorur edhe per disa vite me radhe.