Bukuria dhe natyraliteti i Parkut Kombetar Divjake Karavasta ka terhequr vemendjen e shume turistave vitet e fundit dhe kjo si pasoje e investimeve te shumta, e promovimit dhe e punes se palodhur e administrates se AdZM Fier. Por siç dihet ky park eshte shume i rrezikuar dhe veçanerisht nga dora e njeriut, gje e cila ka vene ne gadishmeri te plote si Komisariatin e Policise Divjake por edhe stafin e AdZM duke e ruajtur kete park 24 ore ne çdo dite te javes.
Se fundmi krahas Komisariatit Divjake pritet te kete bashkepunim per te rritur dhe permiresuar sigurine dhe ruajtjen nga krimi ambiental ne PKDK. Nje delegacion i Karabinierise italiane, kryesuar nga gjeneral brigate Donato Monako ka kryer nje takim me drejtorin e AdZM Fier Ardian Koçi dhe drejtues te komisariatit Divjake per te folur per problemet e sigurise ne kete zone te mbrojtur.
Gjate ketij takimit, ku moren pjese drejtues te Komisariatit te Policise Divjakë dhe te Policise Kufitare, u diskutua mundesia e vendosjes se bazave te bashkepunimit dhe te ndihmes reciproke me Armen e Karabinierise Italiane per sa i perket krimit ambiental dhe te shihet mundesia e projekteve te perbashketa me mbeshtetjen financiare te BE.
Gjithashtu grupi i Karabiniereve Italiane beri edhe nje vizite ne Qendren e Vizitorve ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta ku u njoh me bukurite dhe veçantite e kesaj zone.